Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shtatë vite pezull- detaje për (mos) funksionalizimin e Repartit të Peditarisë në Mitrovicë

06/10/2023 - 16:46
në Kryesore, Lajme
A A
Shtatë vite pezull- detaje për (mos) funksionalizimin e Repartit të Peditarisë në Mitrovicë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ishte viti 2016 kur u ndërtua një objekt i ri në oborrin e Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë. Ky objekt do të shërbente si repart i pediatrisë. I njëjti u ndërtua me ndihmën e një organizate humanitare. Ndonëse kanë kaluar shtatë vjet, ky repart nuk është funksionalizuar ende.

Pritjes si duket po i vjen fundi. Objekti i destinuar për repart të pediatrisë në Mitrovicë pritet të hyjë në funksion në dhjetor të këtij viti. Kështu kanë konfirmuar për Insajderin nga Ministria e Shëndetësisë.

“Ju informojmë se nuk ka ndonjë pengesë, procesi është duke vazhduar. Është bërë projektimi dhe publikimi i aktivitetit të prokurimit për kryerjen e punimeve. Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me ShSKUK-në ka hartuar dhe finalizuar ​Planin e veprimit në përputhje me vlerësimin rreth gjendjes në këtë repart. Në bazë të Planit të veprimit të Divizionit të Infrastrukturës në MSh, ky projekt pritet të finalizohet në fund të dhjetorit të këtij viti“, thuhet në përgjigjen e MSH.

Por deri në funksionalizimin e këtij projekti nevojiten mbi 500 mijë euro investim. Kështu tha sot ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në seancën plenare të kuvendit.

Vitia bëri të ditur se shoqata “Jetimat e Ballkanit” kanë investuar me shumën prej 50 mijë eurove për këtë projekt.

“Investimet nga donatori shoqata “Nënë Terezë” është ajo e cila ka pasur marrëveshjen e bashkëpunimit. Në përputhje me marrëveshjen shoqata “Jetimat e Ballkanit” ka transferuar shumën e mjeteve prej 50 mijë eurove sipas kërkesës së shoqatës “Nënë Terezë”. Mbi 500 mijë euro nevojiten investim deri në funksionalizim të këtij reparti. Në këtë kosto përfshihen projektimi, pajisjet mjekësore, inventari, burimet njerëzore. Pritet të funksionalizohet në dhjetor të këtij viti ose në janar të 2024’së“, deklaroi ministri Vitia.

Ndërsa, drejtoresha e Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës, Luljeta Buqinca- Zhubi mohoi se ky objekt është shfrytëzuar si depo ilaçesh.

Ajo ka treguar edhe arsyen e mos-funksionalizimit të këtij objekti, derisa tregoi edhe dëmet që janë pësuar ndër vite.

“Objekti i Pediatrisë nuk është funksionalizuar pasi që ka qenë një obligim i papaguar ndaj donatorit. Nuk është e vërtetë që objekti shfrytëzohet si depo ilaçesh. Objekti pasi që nuk është shfrytëzuar me vite ka disa dëmtime të dyshemesë si rrjedhoje e pikjes se shiut si duket nga kulmi“, tha Buqinca- Zhubi për Insajderin.

Nga Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK) kanë thënë për Gazetën Insajderi se për këtë projekt janë në koordinim të plotë me Ministrinë e Shëndetësisë.

“Ju njoftojmë së ShSKUK është në koordinim të plotë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës. Po punohet intensivisht nga Msh, që sa më shpejtë të aktivizohet Reparti i ri i Pediatrisë“, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Drejtorit të Përgjithshëm.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë