Deputetja e LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka vizituar Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz, duke thënë se në këtë vend i ka rrënjët liria jonë.
Ajo në Prekaz ishte me dy nipërit e saj, ku ka falënderuar edhe pjesëtarët e policisë dhe të ushtrisë, transmeton VeriuInfo.
Postimi i Rrezarta Krasniqi:
Një vizitë e veçantë me nipërit tek vendi ku i ka rrënjët liria, në Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz.
Bashkë, nderuam ata që u sakrifikuan për lirinë që e gëzojmë dhe falenderuam pjesëtarët e policisë dhe të ushtrisë për përkushtimin e tyre në ruajtjen e sigurisë së vendit.
Drenicë☀️















