Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

25 vite nga vrasja e Abedin Rexhës, i njohur si Sandokani

08/10/2023 - 11:03
në Kryesore, Lajme
A A
25 vite nga vrasja e Abedin Rexhës, i njohur si Sandokani
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Abedin Rexha ishte luftëtar i radhëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, guximtar e sypatrembur deri në vdekje, për çka dhe bashkëluftëtarët e tij e quajtën “Sandokan”. Ai u lindi më 8 korrik 1969 në Vajnik, komuna e Skenderajt.
Shkollën fillore e kreu në Turiçec, të mesmen në Skenderaj, kurse studimet i vazhdoi në Fakultetin Xehetar-Metalurgjik në Mitrovicë. Gjatë kohës së shkollimit të mesëm, në Skenderaj ra në kontakt me veprimtarët e ilegales. Asokohe shoqërohej me Jakup Nurën dhe Nuhi Gecin, me të cilët tashmë ishte i organizuar dhe shpeshherë shpërndante edhe trakte e afishe, ku bëhej thirrje për rezistencë kundër pushtuesit serbo-sllavë.

Duke qenë se pushtuesi i kishte rënë në gjurmë aktivitetit të Abedinit, me 1992, ai merr rrugën e mërgimit. Në vjeshtë 1996, kthehet në Kosovë, i ngarkuar me detyra të caktuara dhe mban takim me komandantin Adem Jashari. Ai hynë e del nga Kosova shumë herë. Më 6 maj 1997, Abedini së bashku me Fehmi Lladrovcin, Xhevë Lladrovcin, Luan Haradinajn, Ilaz Kodrën, Ramiz Lladrovcin etj, i kalon Alpet Shqiptare. Në rrugë e sipër, ky grup luftëtarësh bie në pritë të forcave serbe dhe pas një luftimi të ashpër dhe rënies heroike të Luan Haradinajt, detyrohet të tërhiqet nga kufiri.
Dy muaj më vonë, në korrik 1997, Abedin Rexha së bashku me Adrian Krasniqin, Ilaz Kodrën, Ilir Konushevcin dhe luftëtarë të tjerë të lirisë, arrin të depërtojë në Kosovë dhe punojnë pa u lodhur në zgjerimin dhe konsolidimin e radhëve e UÇK-së.
Më 25 nëntor 1997, policia serbe shkoi në Vajnik për ta arrestuar Abedin Rexhën – Sandokanin. Abedini me dy vëllezërit, Brahimin dhe Afrimin, e me luftëtarë të tjerë u kishte dalë përballë bandave serbe dhe i kishte sulmuar. Në këtë sulm ishin likuiduar dy policë serbë, ndërsa gjatë kësaj përleshjeje, forcat serbe kishin plagosur Baki Krasniqin, 11-vjeç.
Më 26 nëntor 1997, komandanti legjendar i UÇK-së Adem Jashari kishte urdhëruar t’u zihet pritë forcave serbe te vendi i quajtur Klisyra në Rezallë të Re. Krahas Adem Jasharit dhe Abedin Rexhës ishin rreshtuar në pozicione edhe Mujë Krasniqi, Ilaz Kodra, Nuhi Geci e shumë luftëtarë trima.
Plani i armikut kishte filluar të vihej në veprim. Mirëpo në orët e para të ditës, forcat serbe u gjendën të rrethuar. Gjatë tërheqjes serbët kishin goditur për vdekje mësuesin Halit Geci, në oborrin e shkollës së Llaushës. Dhe, më 28 nëntor 1997, me rastin e varrimit të mësuesit Halit Geci në Llaushë, Mujë Krasniqi me shokët e tij Rexhep Selimin dhe Daut Haradinajn, duke qenë të armatosur shpallën publikisht fillimin e luftës çlirimtare në Kosovë, duke u paraqitur para masës së tubuar me uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë vitit 1998, Lufta Çlirimtare vijoi të zgjerohej rrufeshëm, dhe Abedin Rexha nuk e përmbante dot zemërimin kundër pushtuesit, që masakronte pamëshirshëm fëmijë, gra, burra dhe pleq dhe ua digjte shtëpitë shqiptarëve.
Në fillim të gushtit 1998, Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, Abedin Rexhën e kishte caktuar Komandant të Brigadës 112 “Arben Haliti” në Zonën Operative të Drenicës.
Gjatë muajve gusht-shtator 1998, komandant “Sandokani” luftoi pa iu trembur syri në shumë fushëbeteja. Dhe pikërisht në kulmin e ofensivave me përmasa të gjera shfarosëse nga forcat serbe, në të gjitha zonat Operative të UÇK-së, e veçanërisht në ZO të Drenicës më 8 tetor 1998, komandanti Abedin Rexha – “Sandokani”, vritet në pyjet e fshatit Kllodernicë të Skëndarajt.

Abedin Rexha pas vetes ka lënë bashkëshorten me dy fëmijë: Sokolin dhe Selveten. Heroizmi i tij është përjetësuar në shumë shkrime në shtypin tonë, në këngë e poezi, ndërsa shkolla e Turiçecit mban me krenari emrin e tij. /kp/

JU REKOMANDOJMË

LVV-ja siguron mandatin e 53-të nga votat me post, LDK-ja bie në 18 deputetë

LVV-ja siguron mandatin e 53-të nga votat me post, LDK-ja bie në 18 deputetë
17/06/2026 - 00:26

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon procesin e numërimit të votave me post, ndërsa deri më tani janë numëruar mbi 96 për qind e tyre. Sipas rezultateve aktuale,...

Më shumëDetails

6 ministri dhe presidenti? Konstatimi i Canajt për PDK-në

6 ministri dhe presidenti? Konstatimi i Canajt për PDK-në
16/06/2026 - 22:56

Analisti politik, Blerim Canaj në emisionin “Click” të RTV21, konstaton se nëse hynë Partia Demokratike e Kosovës mund të marrë 6 ministri dhe presidentin. “Diku 6 dhe presidentin....

Më shumëDetails

MBAPEEEEEE! Franca në epërsi ndaj Senegalit, vjen goli në ‘MetLife Stadium’

MBAPEEEEEE! Franca në epërsi ndaj Senegalit, vjen goli në ‘MetLife Stadium’
16/06/2026 - 22:38

Franca ka kaluar në avantazh ndaj Senegalit. Mbappe ka realizuar në minutën e 65-të. Rezultati tashmë është 1 me 0 në këtë takim, i cili po zhvillohet në...

Më shumëDetails

“Synon t’ia shtrojë vetes rrugën drejt kryetarllëkut – është transparent në qëndrime”, Albatros Rexhaj për Përparim Ramën

“Synon t’ia shtrojë vetes rrugën drejt kryetarllëkut – është transparent në qëndrime”, Albatros Rexhaj për Përparim Ramën
16/06/2026 - 22:27

Analisti Albatros Rexhaj, tha në Pressing në T7 se “LDK ka nevojë për një rrëfim të ri e qartësi dhe Përparim Rama po i jep qartësi”. Sipas tij,...

Më shumëDetails

20 kandidatët më të votuar të LDK’së nga votat me postë

20 kandidatët më të votuar të LDK’së nga votat me postë
16/06/2026 - 21:46

Mbi 80% e votave me postë janë numëruar deri tash në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. LDK ka marrë deri tash 12.6% të votave. Në krye të listës...

Më shumëDetails

Numërohen mbi 80% e votave me postë, këta janë 20 kandidatët e VV-së më të votuar nga Diaspora

Numërohen mbi 80% e votave me postë, këta janë 20 kandidatët e VV-së më të votuar nga Diaspora
16/06/2026 - 21:37

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i numërimit të votave me postë. Deri tash janë numëruar mbi 80% e tyre. Kreu i VV’së, Albin Kurti...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • KQZ: Për dy raundet e zgjedhjeve lokale, planifikohen të shtypen rreth 5 milionë fletëvotime

    Në këtë link mund t’i përcillni rezultatet preliminare të zgjedhjeve

    673 Shpërndaje
    Shpërndaje 269 Tweet 168
  • Numërohen mbi 50% e votave me postë, ky është rezultati deri më tani

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • 100 eurot, hapet aplikimi për punëtorët e sektorit privat

    327 Shpërndaje
    Shpërndaje 131 Tweet 82
  • Ja si tentoi AUV ta fshehë rastin e piperit Besiana që u kthye nga Finlanda për shkak të mykotoksinës

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Kaq ulëse i mori Lëvizja Vetëvendosje nga diaspora

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë