Shqipëria ka evakouar 40 persona nga Izraeli, pasi kjo e fundit shpalli gjendje lufte, pas luftimeve ndërmjet grupit terrorist Hamas, dhe shtetit të Izraelit.
Ministria për Evropë dhe Punë të Jashtme e Shqipërisë, ka njoftuar se në mesin e pasagjerëv që arritën mbrëmjen e kësaj të diele, kishte edhe kosovarë.
Sipas burimeve të gazetës “Tema”, në mesin e të evakuarve është edhe vajza e Ministrit Xhelal Sveçla, e cila thuhet se ishte duke studiuar në shtetin e Izraelit.
Veriu.Info nuk ka qenë në gjendje të verifikojë raportimin në mënyrë të pavarur.












