Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti: Serbia si aleate e Rusisë, tentoi të kopjojë skenarin e Donbasit

09/10/2023 - 21:18
në Lajme
A A
Kurti: Serbia si aleate e Rusisë, tentoi të kopjojë skenarin e Donbasit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nga Liverpool i Mbretërisë së Bashkuar, ka thënë se Serbia, si një aleate e Rusisë, tentoi që të kopjojë skenarin e Donbasit me qëllim të pushtimit të veriut.

“Rritja e pranisë ushtarake serbe në kufirin me Republikën e Kosovës u përshkrua si e paprecedentë nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, kurse pamjet e sekuestruara nga dronët që ishin në posedim të grupit terrorist zbuluan se trupat paramilitare ishin trajnuar në bazat zyrtare të ushtrisë serbe, duke dëshmuar kështu në mënyrë të pakundërshtueshme përfshirjen e drejtpërdrejtë të shtetit të Serbisë në planifikim të sulmit që u krye dy javë më parë në Banjskë, me 24 shtator”, tha ai në konferencën Vjetore të Partisë Laburiste.

Megjithatë, kryeministri theksoi se e tashmja dhe e ardhmja e Kosovës, sikurse as paqja dhe siguria e Evropës nuk mund të mbahen peng nga Serbia, dhe se perspektiva për paqe, drejtësi, dhe prosperitet në një kohë me plotë sfida varet nga ajo çka zgjedhim të bëjmë dhe si zgjedhim të veprojmë së bashku.

Kurti tha se ndikimi i Partisë Laburiste në fatin e Kosovës ka qenë i rëndësishëm dhe i madh. Në kuadër të Konferencës së Partisë Laburiste që po mbahet në Liverpool, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në drekën e organizuar me partitë simotra, ishte i ftuar si folës kryesor.

Ai u shpreh i nderuar për mundësinë që t’i drejtohet me një fjalim pjesëmarrësve në konferencë.

Sipas tij dy prej momenteve më të rëndësishme në historinë e vonshme të Kosovës janë vitet 1999 dhe 2008, çlirimi përkatësisht, pavarësia, gjatë të cilave, Partia Laburiste ishte në pushtet në Mbretërinë e Bashkuar.

“Në vitin 1999, nën udhëheqjen e Tony Blair, Mbretëria e Bashkuar ishte pjesë e intervenimit ushtarak të NATO-s, për të ndaluar vazhdimin e fushatës gjenocidale nga forcat serbe, pastaj në shkurt të vitin 2008, menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, Mbretëria e Bashkuar, me Gordon Broën si kryeministër, ishte një nga vendet e para që njohën shtetësinë e Kosovës”, deklaroni kryeministri Kurti në fjalën e tij.

Teksa shpalosi sukseset e Republikës së Kosovës dhe arritjet e deritanishme të qeverisjes, kryeministri Kurti theksoi se edhe pse shtet për një kohë jo shumë të gjatë, Kosova po dëshmon se intervenimi i NATO-s dhe një shtet i sapoformuar mund t’i japin jetë një demokracie të plotë.

Kurti foli për qeverisjen social-demokrate në Kosovë, reformat e ndërmarra, politikat sociale, të punësimit, energjetike si dhe ato në arsim, fushat prioritare të qeverisë sipas buxhetit të këtij viti, indikatorët ekonomikë dhe progresin demokratik të evidentuar në raportet ndërkombëtare. Fatkeqësisht momentumi i arritjeve dhe përparimit është duke u sfiduar në vazhdimësi nga Serbia, tha ai.

Para fillimit të drekës së punës, kryeministri Kurti mori pjesë në mikpritjen e organizuar për mysafirët ndërkombëtarë nga Sekretari nën hije për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Laburiste, David Evans.

Aty u përshëndet ngrohtësisht dhe u takua me Sekretarin nën hije për Punë të Jashtme, David Lammy dhe Sekretarin nën hije të Mbrojtës, John Healey. Në ato margjina, takoi edhe Sekretarin e Përgjithshëm Ekzekutiv të Partisë Evropiane të Socialistëve (PES), Giacomo Fillibeck.

Ndërkaq, mbrëmë, në ditën e parë të tij në Konferencën Vjetore të Partisë Laburiste të Mbretërisë së Bashkuar, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pati një fjalim mbi temën “Sfida globale, zgjidhje kolektive”.

Para të pranishmëve, në mesin e të cilëve ishte edhe Sekretarja e Përgjithshme e Internacionales Socialiste, Benedicta Lasi, Sekretari Nën Hije i Mbretërisë së Bashkuar për Ndryshime Klimatike, Edëard Miliband, deputetë nga Ukraina dhe përfaqësues të partisë social-demokrate të Afrikës së Jugut, Kongresi Kombëtar Afrikan (ANC), në adresimin e tij, kryeministri Kurti veçoi dy sfida globale të ditëve tona; Autokratët dhe kërcënimi që ata paraqesin për sigurinë dhe kriza klimatike dhe ndikimi i saj në jetën dhe mirëqenien e njerëzve në mbarë botën.

Në lidhje me rrezikun nga autokratët, të udhëhequr nga politika hegjemoniste dhe ekspansioniste, ai tha se ata nuk i njohin shtetet fqinje, dhe se nga ato kërkojnë ose që të bëhen marionetë të tyre ose të marrin pjesë të territorit të tyre. Andaj, është e nevojshme që të krijojmë solidaritet global kundër autokratëve dhe të mbrojmë demokracinë, dhe për këtë qëllim, kryeministri veçoi tri kategori shoqërore me rol dhe potencial të veçantë dhe që përbëjnë shumicën e shoqërisë: punëtorët, studentët dhe gratë.

Ndërkaq, për sa i takon krizës klimatike, ai tha se edhe Kosova së fundmi ka përjetuar thatësira, vërshime dhe zjarre më shumë e më shpesh se ndonjëherë më parë. Duke qenë realitet dhe brengë e përbashkët, kryeministri Kurti bëri thirrje që të bëhemi bashkë në zbatimin dhe respektimin e Protokollit të Kyotos, Marrëveshjes së Parisit dhe Deklaratës së Sofjes, teksa nënvizoi se Kosova është angazhuar veçanërisht në rritjen e kapaciteteve të burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe efiçiencës së energjisë.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë