Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti në Liverpool: Fola për pengesat që na bën Serbia dhe sulmin terrorist të 24 shtatorit

10/10/2023 - 13:20
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti në Liverpool: Fola për pengesat që na bën Serbia dhe sulmin terrorist të 24 shtatorit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një shkrimi në Facebook, ka njoftuar për takimet që ka zhvilluar nga dita e parë dhe e dytë në Konferencën Vjetore të Partisë Laburiste të Mbretërisë së Bashkuar në Liverpool.

Kurti thotë se laburistët na kanë shoqëruar në dy prej momenteve më historike të vendit.

“Partnerë të kohës e të dëshmuar ndër vite, ata i kishim përkrah në çlirim dhe pavarësi, e Mbretërinë e Bashkuar aleat të pazëvendësueshëm në zhvillim dhe afirmim”, shkroi kryeministri.

“Dje, para fillimit të drekës së punës së Partive Simotra, u mirëprita nga Sekretari nën hije për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy.

“Në margjina, takova edhe Sekretarin nën hije të Mbrojtës, John Healey si dhe Sekretarin e Përgjithshëm Ekzekutiv të Partisë Evropiane të Socialistëve (PES), Giacomo Fillibeck”, shkroi Kurti.

“Isha i nderuar që si folës kryesor në drekën me Partitë Simotra të mund të prezantoja qeverisjen tonë social-demokrate në Kosovë, reformat e ndërmarra, politikat sociale dhe të punësimit, ato të energjisë dhe në arsim, fushat prioritare të qeverisë sipas buxhetit të këtij viti, indikatorët ekonomikë dhe progresin demokratik të njohur edhe nga raportet kredibile ndërkombëtare. E krahas tyre, edhe sfidat dhe pengesat që na bën Serbia në vazhdimësi, deri te sulmi terrorist e paramilitar i 24 shtatorit i sponsorizuar nga shteti serb, dhe rreziku që autokratët dhe politikat e tyre hegjemoniste dhe ekspansioniste paraqesin për sigurinë dhe paqen”, tha kryeministri Kurti.

Kurti tutje tha se gjatë drekës, “pata kënaqësinë që të takoj e të bisedoj me social-demokratë të shumtë në mesin e tyre me Andrew Giles, Ministër i Imigrimit, Shtetësisë, Shërbimeve të Migrimit dhe Çështjeve Multikulturore të Australisë, Stephen Smith, Komisioner i Lartë i Australisë në Mbretërinë e Bashkuar, Annelise Dodds, Sekretare në Hije e Shtetit për Gra dhe Barazi, Francois Comet, zëvendëssekretar nacional për Evropë i Partisë Socialiste në Francë, Thijs Reuten, eurodeputet holandez në Parlamentin Evropian, Tsvetelina Penkova, eurodeputete bullgare në Parlamentin Evropian dhe Baroneshën Hayter”.

“Punimet e konferencës po vazhdojnë edhe sot”

JU REKOMANDOJMË

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i naftës e benzinës sot në Kosovë

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
01/09/2026 - 09:18

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për...

Më shumëDetails

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë