
Anisa Shvartz Dollma, me origjinë nga Kruja, prej katër ditësh po përjeton tmerrin e bombardimeve nga militantët e Hamasit.
Ajo ndodhet në qytetin e Ashdod, afro 40 kilometra larg Gazës. Anisa tregon për Top Channel se terroristët hynë në banesat e shumë njerëzve dhe i vranë ata pa mëshirë.
“Flas nga Ashdodi, afro 40 km afër Gazës. Çdo vit ndjehen këtu raketat sirenat, bombat, çfarë jo. Por këtë të shtunë u ngritëm në një tmerr. Tmerr të vërtet. Mbi 700 njerëz të vrarë. Masakra, terrorista që u hynë nëpër shtëpi njerëzve, i vrasin i presin pa mëshirë”– tha Anisa Shvartz Dollma.
“O zot kam tre netë që nuk fle gjumë. Bomba. Bombardime që asnjëherë nuk ishte e tillë. Zemra na qan për këto njerëz që u vranë kot. Vetëm kot. Pse? Se janë hebrenj. Se jetojnë në shtetin e tyre. Hapni biblat dhe shikojeni të vërtetën se i kujt është shteti. Izraelitët nuk vrasin, nuk presin. Izraelitët na mbrojnë”– u shpreh Anisa Shvartz Dollma.
Kjo situatë, sipas saj, duhet të marr fund pasi i gjithë qyteti është kthyer në një ferr të vërtetë. /Tch












