Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti flet për “kryetitujt” mbi kulturën, artin dhe sportin në dy vjet e gjysmë qeverisje

10/10/2023 - 18:21
në Lajme
A A
Kurti flet për “kryetitujt” mbi kulturën, artin dhe sportin në dy vjet e gjysmë qeverisje
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përmendur disa nga ngjarjet kulturore, sportive dhe të artit që janë mbajtur dhe do të mbahen në Kosovë.

“Prishtina, mirëpret Manifestën 14, ngjarjen më të madhe kulturore dhe artistike në vend. Kosova, shtet i Xhudos, organizon për herë të parë Kampionatin e Hapur Evropian të Xhudos. Opera e Kosovës sjellë në skenë “La Traviata” të Verdit, shfaqjen më të madhe operistike të luajtur ndonjëherë te ne. Kosova, nikoqire e Lojërave Mesdhetare 2030, organizimit sportiv më të madh në historinë e vendit. Kështu duken kryetitujt mbi kulturën, artin dhe sportin në dy vjet e gjysmë të qeverisjes sonë.”

Ai ka thënë se këto janë rezultate punës së madhe, të gjatë dhe metodike.

Kurti, në Facebook, ka shkruar se kanë ndarë afër 15 milionë euro për mbështetje direkte në kulturë, derisa ka shtuar se buxheti për librin është gjashtëfishuar.

“Kemi ndarë afër 15 milionë euro për mbështetje direkte në kulturë. Deri në fund të vitit përkrahim organizatat dhe artistë të pavarur me mbi 6 milionë euro, 180% më shumë sivjet sesa ishin përkrahur në vitin 2019. Buxheti për librin u gjashtëfishua nga 160 mijë euro në 1 milion. Themeluam institucionin e Operës së Kosovës.”

Ai ka folur për sportin.

“Sportin e trajtuam si prioritet shtetëror, duke rritur mbështetjen financiare për 200%. Tash e një vit, po zbatojmë programin pesë vjeçar “Kosova, Shtet i Xhudos”, të cilit ia kemi dedikuar 12 milionë euro. Dhjetë ndërtesa të infrastrukturës për sport, kulturë dhe rini janë finalizuar kurse 18 tjera janë në ndërtim e sipër. Ndamë 15 milionë euro për Stadiumin e Qytetit të Gjilanit, që më në fund po bëhet. Jemi duke e zbatuar planin investiv pesë vjeçar në infrastrukturën e futbollit që përfshin 27 stadiume anekënd vendit.”

Kurti ka thënë se me zell po kujdesen edhe për të kaluarën, trashëgiminë, historinë e vonshme dhe historinë e lashtë.

“Krahas ndërtimit të së ardhmes, me zellin e njëjtë jemi kujdesur për të kaluarën, për trashëgiminë, për historinë e vonshme, për historinë e lashtë. Përuruam Lokalitetin Arkeologjik që dëshmon se Prizreni është për tetë shekuj më i lashtë sesa është menduar fillimisht. Për dy vjet e gjysmë kemi restauruar mbi 100 asete të trashëgimisë kulturore, 20 janë në proces, e mbi 70 tjera pritet të fillojnë së shpejti – më shumë se në dhjetë vitet pararendëse së bashku.”

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë