
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Armend Muja, është caktuar koordinator i degës së VV-së në Mitrovicë dhe ka themeluar grupin punues për zgjedhjet e brendshme.
Por ajo që bie në sy është përbërja e këtij grupi ku nuk janë përfshirë një numër i aktivistëve që janë cilësuar si aktivistët e vërtetë të Vetëvendosjes në Mitrovicë, raporton Veriu.
Lumi Murseli, Valton Peci, Imer Fejza dhe Fidan Ademi janë aktivistët e Vetëvendosjes që u kanë prirë protestave dhe janë arrestuar duke mbrojtur kauzat e Vetëvendosjes.
Por si duket kjo nuk ka mjaftuar që Armend Muja të përfshijë ata në grupin punues për zgjedhjet e brendshme të VV-së./VERIU/












