Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hetimet për sulmin në veri mund të zgjasin deri në tri vite

11/10/2023 - 10:02
në Kryesore, Lajme
A A
Hetimet për sulmin në veri mund të zgjasin deri në tri vite
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokuroria Speciale e Kosovës bëri të ditur se po i vazhdon hetimet për sulmin në Banjskë, por pa dhënë detaje se në çfarë faze janë këto hetime. Edhe Serbia është deklaruar se po e heton këtë rast, por nuk dihet nëse palët janë duke bashkëpunuar për ndriçimin e plotë të rrethanave të sulmit.

Ministria e Drejtësisë nuk bëri të ditur nëse është kërkuar bashkëpunim nga Serbia, por tha se institucionet janë duke punuar në këtë rast.

“Për shkak të ndjeshmërisë së rastit, nuk mund të japim detaje. E rëndësishme që institucionet po punojnë dhe do t’i kryejnë obligimet e tyre sipas legjislacionit”.

Profesori i së drejtës penale, Ismet Saliu thotë për Rtv21 se hetimet për sulmin në Banjskë janë mjaft komplekse dhe se ato duhet të bëhen në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar, por edhe me Serbinë.

“Hetimet veç kane vazhduar dhe do te vazhdojnë. Hetimet për këtë krim që është të kryer ne Banjskë janë mjaft komplekse dhe duhet te bëhen ne bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar por gjithsesi duhet të bashkëpunoj në ndriçimin e këtij akti terrorist ndaj sigurisë dhe integritetit territorial edhe me pushtetin e Serbisë, Policinë, Prokurorinë e Gjykatat e Serbisë. Edhe pse Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur nuk ka kurrfarë pengesash ka mënyra të ndryshme të bashkëpunimit por mendoj se në lidhje me këtë duhet të angazhohet edhe EUROPOL-i edhe INTERPOL-i. Sa u përket hetimeve, këtu duhet të angazhohen ekspertët më të mirë që i kemi lëmin e drejtësisë ..ndaj personave të dyshuar në bazë të provave duhet të fillojë procedura penale pranë gjykatave tona….”.

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ndërkaq thotë se hetimet për sulmin në Banjskë mund të zgjasin deri në tre vjet. Sipas tij, faktori ndërkombëtar duhet t’i bëjë presion Serbisë që të bashkëpunojë me Kosovën.

“Në bazë të kodit të procedurës penale prokurori ka tri vite për të zhvilluar hetime brenda këtij afati i njëjti duhet të ngrit aktakuzë … Duhet t’i jepet kohë prokurorit që të bëjë një hetim kualitativ në mënyrë që aktakuzën ta bëjë në mënyrë profesionale. Në një shtet normal pritjet legjitime do të ishin që e njëjta të bashkëpunojë me Kosovën. BE-ja do të duhej ta obligonte Serbinë të bashkëpunojë me Kosovën dhe të mos marr vendime sikuse në Banjskë.”

Në kohën kur hetimet për sulmin terrorist në Banjksë po vazhdojnë, Millan Radoiçiq, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e këtij sulmi, vazhdon të jetë i lirë në Serbi.

Bashkëbiseduesit Salihu e Miftaraj vlerësojnë se Kosova duhet të lëshojë fletarrest ndërkombëtar për Radoiçiqin, teksa theksojnë se kryesit e sulmit të Banjskës mund të dënohen edhe me burgim të përjetshëm.

“Kosova mundet dhe duhet të lëshojë fletarrest për arrestimin e Radoiçiqit dhe këtë fletarrest duhet t’ua dorëzojë edhe ndërkombëtarëve EUROPOL-it. Si person i dyshuar për atë çka ka ndodh në Banjskë. Dënimet janë të ndryshme por në rastet kur një akt terrorist rezulton edhe me vrasjen e personit siç ka ndodh vrasja e togerit tonë dënimi është së paku 10-25 vjet ose i përjetshëm”.

“Kosova edhe pse nuk është pjesë e Interpolit përmes UNMIK-ut çdoherë ka lëshuar fletarreste edhe në rastin konkret prokurori i Shtetit duhet të bëjë kërkesë dhe të iniciojë lëshimin e fletarrestit ndërkombëtarë….Në bazë të veprave që dyshohet që i kanë kry dhe në bazë asaj çfarë prokuroria është duke ndjekur dënimi mund të shkojë deri në burgim të përjetshëm”.

Kosova e ka akuzuar Serbinë për sulmin terrorist në Banjskë. Serbia, në anën tjetër, ka mohuar të ketë qenë e përfshirë në sulmin e 24 shtatorit.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë