Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“KFORI në veri, tezë serbe. Partneritet me Beogradin, pasi të njohin Kosovën”, deputeti i PD: 4 pikat mbi çështjen kombëtare ku Rama duhet të bëjë prapaktheu

12/10/2023 - 20:36
në Lajme
A A
“KFORI në veri, tezë serbe. Partneritet me Beogradin, pasi të njohin Kosovën”, deputeti i PD: 4 pikat mbi çështjen kombëtare ku Rama duhet të bëjë prapaktheu
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Parlamenti i Shqipërisë miratoi sot unanimisht një rezolutë mbi ngjarjet në Kosovë duke dënuar qasjen destruktive të Serbisë. Vota unanime erdhi pas vendimit të PS dhe partitë e tjera të mos dilnin me rezoluta të veçanta mbi Kosovën.

Gjatë fjalës së tij, deputeti i PD-së Ferdinand Xhaferaj vlerësoi unanimitetin e Parlamentit mbi Kosovën, ndërsa theksoi se në kuadër të kësaj, vetë kryeministri Rama duhet të rishikojë qasjen që ka ndaj Serbisë dhe Presidentit Vuçiç.

Xhaferaj theksoi se ndryshe nga sa është shprehur Rama disa vite më parë, Shqipëria dhe Serbia nuk mund të kenë një partneritet strategjik, për aq kohë sa Beogradi nuk njeh dhe saboton gjysmën e kombit, ndërsa shtoi se deklaratat e kryeministrit për vendosjen e KFOR-it në veri të Kosovës janë një tezë e mirëfilltë serbe.

“Serbët kanë shumë vite që thonë që shqiptarët nuk dinë të qeverisin. Vendosja e KFOR-it në veri dhe kërkesat për këtë gjë janë një tezë e mirëfilltë serbe”, tha Xhaferaj.

“Mua me vjen mirë që kryeministri ka urdhëruar deputetët e tij që të jenë unison në këtë rezolutë sot, por ai duhet të tërhiqet nga deklaratat për një bashkëpunim të ngushtë me Serbinë. Të kesh partneritet strategjik me një shtet do të thotë që ke një mori marrëveshjesh me të, ndërkohë që ne me Serbinë kemi pak të tillë dhe aq më tepër, Serbia nuk njeh gjysmën e kombit tonë”, tha Xhaferaj duke shtuar se “ndryshe nga sa thotë Rama, nuk ka komb Kosovar, por komb shqiptar dhe shtet të Kosovës dhe të Shqipërisë”.

Xhaferaj gjithashtu kërkoi nga qeveria që të sistemojë aksin rrugor Vorë-Shkodër, i cili është kthyer në makth për shqiptarët e Kosovës që vijnë në plazhet e Shqipërisë, por edhe për vetë shqiptarët në Shqipëri.

JU REKOMANDOJMË

Mburret Kurti: Ministria e Jashtme ka 53 degë nëpër botë, veç në Antarktik s’ka
Kryesore

Mburret Kurti: Ministria e Jashtme ka 53 degë nëpër botë, veç në Antarktik s’ka

11/08/2025 - 11:51
Smakiqi: Bllokimi i Kuvendit të Kosovës është pasojë e qasjes anarkiste të Albin Kurtit
Lajme

Smakiqi: Bllokimi i Kuvendit të Kosovës është pasojë e qasjes anarkiste të Albin Kurtit

11/08/2025 - 11:37
Qytetarët e Gjilanit revoltohen ndaj gjykatës: Në shërbim të fajdexhinjve
Lajme

Qytetarët e Gjilanit revoltohen ndaj gjykatës: Në shërbim të fajdexhinjve

11/08/2025 - 11:34
Një i vdekur e dhjetëra të plagosur pas tërmetit në Turqi
Lajme

Një i vdekur e dhjetëra të plagosur pas tërmetit në Turqi

11/08/2025 - 11:31
Pesë çështje para BE-së këtë vjeshtë
Lajme

Pesë çështje para BE-së këtë vjeshtë

11/08/2025 - 11:26
Ushtarët amerikanë dhe Policia e Kosovës zhvillojnë trajnim pesë ditor për Shpëtimin e Jetës në Luftë
Lajme

Ushtarët amerikanë dhe Policia e Kosovës zhvillojnë trajnim pesë ditor për Shpëtimin e Jetës në Luftë

11/08/2025 - 11:23

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Kafsha më ra, nëse lirohet jam e vdekur”, ‘Shqiponja’ nga Vushtrria rrëfen tmerrin që thotë se e përjetoi nga babai (Foto)

    “Kafsha më ra, nëse lirohet jam e vdekur”, ‘Shqiponja’ nga Vushtrria rrëfen tmerrin që thotë se e përjetoi nga babai (Foto)

    650 Shpërndaje
    Shpërndaje 260 Tweet 163
  • Ky është personi i tretë i vrarë sot në Gjilan nga fajdexhiu i dyshuar Mefail Shkodra (Foto)

    186 Shpërndaje
    Shpërndaje 74 Tweet 47
  • I dyshuari për vrasjen e trefishtë në Gjilan ishte arrestuar vitin e kaluar për fajde – postonte edhe foto me Osmanin, Kurtin e Ramën

    152 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Habibe Salihi – kjo është prokurorja speciale që e la të lirë fajdexhiun që përgjaku Gjilanin

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Këta janë Selami Hasani dhe Edmond Hasani, babë e bir që dyshohet se u vranë në Gjilan nga Mefail Shkodra

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë