Bekim Haxhiu e Nuredin Lushtakut vizitojnë ish krerët e UÇK-së në Hagë: Drejtësia do të triumfoj dhe çlirimtarët do të kthehen fitimtarë në Kosovë
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu dhe Gjenerali e ish nënkryetari i komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku ishin në vizitë në Hagë, ku takuan ish krerët e UÇK-së.
Ai ka treguar se janë takuar me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqn, Hysni Gucatin, Nasim Haradinajn dhe Sali Mustafën – Calin, transmeton VeriuInfo.
Postimi i Bekim Haxhiu:
Bashkë me gjeneralin Nuredin Lushtaku ishim në vizitë dyditore në Hagë te krerët dhe bashkëluftëtarë e UÇK-së. Çdo takim me krerët e UÇK-së është emocionues, domethënës e shpresëdhënës se drejtësia do të triumfoj dhe çlirimtarët do të kthehen fitimtarë në Kosovë.
Bashkë me Nurën takuam Hashimin, Kadriun, Jakupin, Hysniun, Nasimin dhe Calin.
Ishim vizitorët e fundit te Hysit në Hagë, miqtë, bashkëluftëtarët dhe dashamirët e tjerë do t’i takon se shpejti në shtëpinë e tij në Kosovë.












