Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Von der Leyen: Investimet e BE për Ballkanin Perëndimor, varen nga reformat

16/10/2023 - 09:00
në Lajme
A A
Von der Leyen: Investimet e BE për Ballkanin Perëndimor, varen nga reformat
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidentja e Komisionit Europian, (KE) Ursula von der Leyen, në vigjiljen e Samitit të Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor (BP) që zhvillohet sot, (16 tetor) në Tiranë, deklaroi që “zgjerimi është në krye të të gjithë përparësive të BE. Duam që partnerët, fqinjët tanë, të bëhen pjesë e jona që ta plotësojmë Bashkimin Europian”.

“Kjo është në interesin tonë sepse në këtë mënyrë BE-së do t’i jepet pesha, forca, kapaciteti për të vepruar dhe do ta bëjë Europën më të madhe, më të guximshme, më të fortë në një botë që po ndryshon kaq shpejt dhe kaq shumë”, theksoi ajo në Tiranë, në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, të zhvilluar në mbrëmjen e të dielës, (15.10). Kryeministri Rama tha se ndër temat e bisedës me Presidenten e KE ishte “domosdoshmëria e një ecjeje të përbashkët të të gjithë vendeve të rajonit, duke shfrytëzuar të gjitha kapacitetet e Procesit të Berlinit.”

Plan investimesh për afrimin e ekonomisë me BE

Lidhur me konvergjencën, afrimin e ekonomive të BP me atë të BE, që pritet të jetë kryefjala e Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë, ajo vlerësoi kontributin që po jep Plani i Investimeve të BE për BP i  lanҫuar 3 vjet më pare, me një vlerë prej 30 miliardë eurosh. “Në Shqipëri me anën e këtij plani janë mobilizuar 1.4 miliardë euro në projekte shumë të rëndësishme si ai i Hidrocentralit të Fierzës, lidhja hekurudhore me Malin e Zi me anën e korridorit 10,” tha Presidentja e KE, Ursula von der Leyen.
Presidentja e KE, Ursula von der Leyen vlerësoi progresin e Shqipërisë drejt afrimit me BE. “Objektivi ynë i përbashkët është të çelim negociatat për grup-kapitujt e pjesëve themelore sa më shpejt që të jetë e mundur, deri në fund të vitit. Rrugëtimi i Shqipërisë drejt BE po formësohet. Ajo po ecën me sukses për t’u bërë pjesë e BE, ka arritur tashmë vërtet shumë dhe procesi i analizimit të legjislacionit, „screening“, po ecën pa probleme,” theksoi Ursula von der Leyen.

Plani i ri i rritjes i BE për BP

Këtë plan Presidentja e BE, Von der Leyen, e cilësoi si një “fazë të re veprimesh që në rast se vihet në zbatim ashtu siç duhet, pritet të dyfishojë madhësinë e ekonomisë së Shqipërisë brenda këtij 10-vjeçari dhe të inkurajojë konvergjencën me ekonominë e BE. Në disa fusha të caktuara Shqipëria do të ketë qasje në tregun e vetëm të BE, por për këtë janë të nevojshme reformat dhe reformat do të shoqërohen me investime, që të hapet dera për tregun tonë, për tregun e përbashkët rajonal të vendeve të BP”, theksoi ajo.

Financimet e Planit të ri të Rritjes-kushtëzohen nga reformat

Në përgjgje të pyetjes së DW, Tiranë lidhur me kriteret e përfitimit të financimeve të Planit të rritjes nga secili vend i Ballkanit Perëndimor, Presidentja von der Leyen tha se “plani i rritjes kërkon të sjellë stimuj për të përshpejtuar dhe përdorur këtë moment të caktuar të kësaj situate për të përfituar të gjithë. Janë të domosdoshme reformat, që duhen bërë sa më parë në mënyrë që përfitimet që ato sjellin të vijnë sa më herët. Ideja është të japim stimuj për këto reforma. Dhe bashkë me reformat vijnë dhe investimet.”

“Do të ketë korridore të reja tregtie, mundësi për biznes më shumë nga njëra anë dhe nga ana tjeter kërkesat për reforma në vende të caktuara të BP. Investimet do të vijnë në mënyrë specifike për të mbështetur këto reforma dhe ky është thelbi i planit të rritjes,” sqaroi Presidentja e Komisionit Eropian, Ursula von der Leyen.

Ndërsa Kryeministri Edi Rama, pyetjes së DW se ҫfarë do të bëjë qeveria e drejtuar prej tij për të përftuar financime nga Plani i ri i Rritjes për BP iu përgjigj se duhen plotësuar detyrat brenda vendit. “Ky plan është një mundësi e re financimi. Ne duhet t’i bëjmë detyrat e shtëpisë sa më mirë që të marrim sa më shumë financime. Në këtë sens ky plan është një incentiv shumë pozitiv, një risi shumë e madhe që vjen nga fryma gjeopolitike që ka KE. Ai do të na ndihmojë të bëjmë edhe më shumë përpjekje nëse BE kërkon dhe nxit që Procesi i Berlinit të materializohet brenda perimetrit të vendeve tona si proces ku rriten 4 liritë: lëvizja e njerëzve, e kapitaleve, e mallrave dhe e shërbimeve. Nëse thotë “ju mund të keni akses më shumë në tregun e përbashkët”, ne duhet ta harrojmë që mund të shkojmë në tregun e përbashkët pa plotësuar detyrën tonë këtu, në raport me rajonin.”/DW

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë