
Komisioni për Integrime Evropiane ka pritur sot në takim ambasadorin e BE-së nē Kosovë, Tomas Szunyog.
Kështu ka njoftuar kryetarja e këtij komisioni, deputetja Rrezarta Krasniqi, raporton Gazeta Online VeriuInfo.
Ajo ka njoftuar se përveç procesit të integrimit, kanë kërkuar si komision ndëshkimin e Serbisë pas sulmit në Banjskë dhe heqjen e masave ndaj Kosovës.
Postimi i plotë i deputetes Krasniqi:
Në Komisionin për Integrime Evropiane sot kemi pritur në takim ambasadorin e BE-së në Kosovës, Tomáš Szunyog, për të diskutuar për integrimin e vendit, Samitin e Berlinit dhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e Komisionit.
Po ashtu shfrytëzuam rastin për kërkuar ndëshkimin e Serbisë nga ana e BE-së, pas sulmit terrorist në Banjskë dhe kërkuam heqjen e masave kufizuese ndaj Kosovës.
Në takim theksova faktin se si LDK kemi votuar marrëveshjet ndërkombëtare dhe kemi mbështetur të gjitha proceset integruese të vendit sepse është interes i përbashkët, ndërkohë që mazhoranca shpesh herë ka problem me numra në Kuvend, për shkak të papërgjegjësisë.














