Edhe sot policia e Kosovës po vazhdon në veri bastisjet që ndërlidhen me sulmin e ndodhur në Banjskë muajin e kaluar.
Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, në një prononcim për Kossev nuk ka saktësuar se ku po zhvillohet aksioni i sotëm.
Por siç raporton Kossev, njëra bastisje po kryhet aktualisht në një objekt në rrugën Kolashinska, në afërsi të Tre Rrokaqiejve në pjesën veriore të Mitrovicës.
Para këtij objekti, pra në hyrje të tij, qëndrojnë dy pjesëtarë të njësisë speciale të Policisë së Kosovës, transmeton VeriuInfo.
Në të njëjtën kohë, siç mësohet, bastisje edhe të paktën në dy lokacione tjera.
Bastisje në lidhje me rastin e Banjskës janë bërë edhe të shtunën në gjithsej shtatë lokacione – katër në pjesën veriore të Mitrovicës, dy në Zveçan dhe një në Banjskë.
Foto: Kossev
















