
Kancelari gjerman Olaf Scholz gjatë ka paralajmëruar armiqtë e Izraelit që të mos hyjnë në konflikt, duke u thënë atyre se do të ishte një “gabim i pafalshëm”, raportojnë mediat e huaja.
Scholz gjatë një konference të përbashkëm me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu konfirmoi se shtetasit gjermanë janë në mesin e atyre që janë marrë peng nga Hamasi. Scholz deklaroi se Izraeli ka “detyrë” të mbrojë veten.









