Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dokument/Gjykata refuzon padinë e Tahirit ndaj Idrizit për ‘dosjen korruptive’, a do të dënohet tash ish kryetari Tahiri për korrupsion? (Video)

19/10/2023 - 13:32
në Kryesore, Lajme
A A
Dokument/Gjykata refuzon padinë e Tahirit ndaj Idrizit për ‘dosjen korruptive’, a do të dënohet tash ish kryetari Tahiri për korrupsion? (Video)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në fushatën parazgjedhore për zgjedhjet lokale te vitit 2021, ishin zhvilluar debate të ashpra mes dy kandidatëve për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahirit të LDK-së dhe Ferit Idrizit të PDK-së, ku ky i fundit arriti t’i fitoj zgjedhjet. Pas zgjedhjeve lokale ish kryetari Xhafer Tahiri kishte paditur për shpifje dhe fyerje kryetarin e Vushtrrisë, Ferit Idrizin, duke i kërkuar 931 mijë euro dëmshpërblim. Sipas padisë së Xhafer Tahiri, kryetari i tanishëm “shpifjet” dhe “fyerjes” i ka bërë me qëllim të përfitimit të votave për vete dhe në dëm të tij. Lidhur me këtë rast, seanca e shqyrtimit kryesor të çështje është mbajtur më 6 tetor 2023.

Veriu.info ka siguruar aktgjykimin e nxjerrë më 17 tetor 2023 nga Gjykata Themelore e Mitrovicës – Dega Vushtrri, më të cilin i është refuzuar si e pabazuar kërkesëpadia e paditësit Xhafer Tahiri kundër të paditurit Ferit Idrizi.

Deri te kjo padi kishte ardhur, pasi që Ferit Idrizi gjatë fushatës parazgjedhore kishte prezantuar disa dokumente, duke i emërtuar si ‘dosje korruptive’ e kryetarit të atëhershëm të komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahirit.

Xhafer Tahiri kishte paditur kryetarin e tanishëm të Vushtrrisë, Ferit Idrizin, për shpifje dhe fyerje, lidhur me një video-mesazh që ky i fundit e kishte publikuar në profilin e tij në facebook, gjatë kohës së zgjedhjeve të cilat ishin mbajtur në tetor të vitit 2021. Në ato deklarata të Idrizit, sipas padisë, përmend aferat korruptive të kryetarit të atëhershëm, Xhafer Tahiri.

Me rastin e paralajmërimit për padi, Xhafer Tahiri në emisionin DebatPernime te Jeta Xharra kishte thënë: “z.Idrizi gjatë krejt kësaj fushate e ka përdorur një dosje me qëllim të përbaltjes dhe denigrimit të personalitetit tim. Nuk fitohet Vushtrria me dosje, koha e dosjeve ka kaluar … Unë kam përgatitur një padi për shpifje ndaj jush për këtë dosje, ose unë dënohem për korrupsion ashtu siç po thoni ju dhe siç po shpifni ju, ose ju do të dënohemi për shpifje, këtu mes nuk ka dhe këtu kompromis nuk ka”, kishte thënë Xhafer Tahiri në debat (minuta 27:50 – link: VIDEO EMISIONI).

Por tash kur kërkesëpadia e tij është hedhur poshtë nga Gjykata Themelore e Mitovicës  – Dega në Vushtrri dhe rrjedhimisht Ferit Idrizi nuk është dënuar për shpifje, mbetet të shihet a do të dënohet Xhafer Tahiri për korrupsion, ashtu siç vet ai ka thënë se kompromis në mes të këtyre dy çështjeve nuk ka.

Përveç hudhjes poshtë të padië, Gjykata e ka obliguar Xhafer Tahirin (paditësi) që Ferit Idrizit (të paditurit) t’ia paguaj shpenzimet gjyqësore në shumën e përgjithshme prej 1592,50 euro, në afat prej 15 ditëve pas pranimit të aktgjykimit, e nën kërcënimin e ekzekutimit të dhunshëm. Që nënkupton që nëse Xhafer Tahiri nuk ia paguan këtë shumë të mjeteve Ferit Idrizit, atëherë do të bëhet ekzekutimi i dhunshëm i këtyre mjeteve, që zakonisht bëhet përmes përmbaruesit./Veriu.info

 

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë