Deputetja Krasniqi ka kritikuar poziten e cila sipas saj nuk po arrrin ta bëj shumicën as në komisione parlamentare, shkruan Veriu.info
Deputetja e zëshme e LDK-së, ka thënë sesi kryetare e Komisionit për Integrim Evropian, ishte në krye të detyres, por që mbledhja ka dështuar përshkak të shumicës.
Krasniqi shtoi se kjo shumicë parlamentare e komplekson edhe matematikën si shkencë.
Postimi i plotë:
Një shumicë e cila nuk arrin që ta bëj shumicën as në mbledhjet e komisioneve parlamentare është për keqardhje.
Si kryetare e Komisionit për Integrim Evropian, edhe kësaj radhe si çdo herë tjetër isha në krye të detyrës.
Me kërkesë të shumicës parlamentare e thirra mbledhjen e jashtëzakonshme lidhur me një projektligj, ndërkaq e njëjta shumicë as në këtë mbledhje të komisionit nuk arriti që ta bëj shumicën. Kjo shumicë parlamentare e komplekson edhe matematikën si shkencë.













