Rastet e dhunës nëpër shkollat e Kosovës janë bërë tashmë të shpeshta.
Një i tillë ka ndodhur së fundi në Vushtrri, ku në rrahje janë përfshirë masivisht nxënësit e një shkolle të mesme.
Veriu.info ka siguruar videon, ku disa nxënës shihen në qendër të qytetit duke u rrahur masivisht mes veti.
Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se bëhet fjalë për shkollën e mesme private të mjekësisë në Vushtrri.
Banorë të zonës i kanë thënë gazetës Veriu.info, se problemet që po shkaktohen nga nxënësit e kësaj shkolle janë të shumta, për shkak të problemeve që bëjnë mes veti.
Këta banorë në kushte anonimiteti kanë bërë thirrje për policinë, që të merr masa duke shtuar kontrollet dhe patrullimet në këtë zonë.
VIDEO e plotë:











