
Nesër në Prishtinë do të protestohet kundër bombardimeve në Gaza dhe në mbështetje të Palestinës.
Një grup në Facebook, ka njoftuar se pas faljes së namzit të drekës nga xhamia e madhe Mehmet Fatihu e deri të sheshi Zahir Pajaziti do të marshohet kundër bombardimeve në Gaza.
“Të nderuar muslimanë shqiptarë që jetoni në Kosovë
Ju ftojmë që me datë 21 Tetor, ditë e shtunë nga ora 13:15 deri pak para orës 14:00 , menjëherë pas namazit të drekës nga xhamia e madhe Mehmet Fatih e deri te sheshi Zahir Pajaziti të marshojmë së bashku në heshtje, pa bërtima e zhurmë , pa rënë pre e asnjë provokimi, në përkrahje të Palestinës në përgjithësi, e në përkrahje të Gazës në veçanti, duke i nderuar viktimat civile të pafajshme dhe duke shprehur përkrahjen tonë për palestinezët e pafajshëm”, thuhet në grupin “Marshojmë për Palestinën” në Facebook.
“Prandaj nëse i thua vetes musliman, nëse i thua vetes shqiptar, nëse i thua vetes njeri dhe ke ndërgjegje njerëzore…” – thuhet tutje.












