Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ish Koloneli i policisë: Limaj më shau me nënë, Thaçi deshi ta involvojë Haradinajn në incidentin në shtëpine e tij

22/10/2023 - 10:00
në Lajme
A A
Ish Koloneli i policisë: Limaj më shau me nënë, Thaçi deshi ta involvojë Haradinajn në incidentin në shtëpine e tij
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish koloneli i Policisë, Rrahman Sylejmani, në RTV Dukagjini, ka folur për incidentin në shtëpinë e ish kryeministrit Hashim Thaçi në Dragodan, ku kishte hyrë një person i dyshuar, të cilin më pas garda e sigurisë e kishte plagosur.

Përderisa po zhvilloheshin hetimet në atë kohë, Sylejmani ka thënë se ishte ftuar për të shkuar në  zyrën e ish zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi.

Në atë zyrë, sipas Sylejmanit, të pranishëm ishin ish kryeministri Thaçi, Hajredin Kuçi, Fatmir Limaj, Zenun Pajaziti, Fatmir Xhelili.

“Ka qenë data 8 qershor 2008. Isha i ftuar nga komisari i policisë, Sheremet Ahmeti që urgjent të shkojë në zyrën e zëvendëskryeministrit, Hajredin Kuçi, në Qeveri, sepse kam qenë përgjegjës i hetimeve me gradën e gjeneralit. Shpejt kam shku, sepse ne gjithmonë e kemi pasur veturën në thirrje, kam hyrë në qeveri jam ngjitur në katin e katërt ku e ka pas zyrën Hajredin Kuçi, me të jemi njoft edhe ma herët sepse ka qenë zyrtar policor dhe kam qenë epror i tij dhe sot e kam mik e shok. Kur kam hyrë i kam gjet komplet Sheremet Ahmetin, kryeministrin Thaçi, Fatmir Limajn, Zenun Pajazitin, Fatmir Xhelilin, Agron Nezën dhe Veton Elshanin. Pa e dit se çka është bisedu aty, çfarë tensionimi ka brenda , kam hyrë i ftum. I kish tri ditë që kishte ndodhur një sulm në Dragodan, në shtëpinë ku ishte duke banuar kryeministri i atëhershëm Hashim Thaçi, ku një person i ri kish ndërhy deri në shtëpi, ishte afru deri në katin e dytë ku e kishin dhomën e ndejës dhe garda e sigurisë ka reagu dhe e u plagos ai person. Fatmirësisht ai është dorëzuar dhe na tu i zhvillu hetimet, incident i rëndë ka qenë me u sulmu shtëpia e kryeministrit dhe normal që na ishim çdo ditë me prokurorin e lëndës, Span Mehmeti”, është shprehur ai.

Ish koloneli ka treguar se çfarë i kanë thënë në momentin që ka hyrë brenda në zyrë.

“Kam hyrë në një sallë të madhe e ndejës, ishin të gjithë të ulur dhe m’u ka drejtu Hajredin Kuçi dhe thotë ‘z. Gjeneral keni bërë gabim të rëndë në hetime’. Nuk e prita atë pyetje aty, se nuk ishim në prokurori, por thashë ‘kam dëshirë me dit ku i kam bërë gabimet se une veç sa po vi nga departamenti dhe çdo gjë që është duke u punuar është në rrugën më të mirë të mundshme të zbardhet çdo gjë, por na duhet kohë që të vijmë në konkludim final se çka ka ndodh’. Edhe pe shoh që po e lexon një komunikatë shtypi, në të cilën një ditë më herët e kishte dhënë zyra e mediave, Veton Elshani, ku ka thënë se pas hetimeve kemi arritur ta arrestojmë një person të dyshuar me këtë emër dhe sipas hetimeve preliminare tregojnë se ai person i dyshuar ka një precedent prej nëntë lëndeve, kish pas lëndë të ndryshme, ma shumë vjedhje, dhe i njëjti gjatë intervistimit ka deklaruar se ka hyrë në atë shtëpi por nuk e ka ditur se kujt i takon, ka hyrë me qëllim të vjedhjes.”

Pasi i është lexuar ajo komunikatë, Sylejmani thotë se Hajredin Kuçi i ka thënë që i dyshuari ka hyrë për ta ërë kryeministrin.

Më pas, Sylejmani ka kërkuar nga ta që të mos “përzihen në hetime”.

“Kur mu lexu ajo, i kam thënë zotëri Hajredin Kuçin ‘po më duket po lexoni komunikatë për shtyp a kallëzim penal se nuk e di çka po diskutojmë’. Tha ‘komunikatë për shtyp, jeni kanë të anshëm, se ai ka hy me ë kryeministrin’. I thashë që komunikata për shtyp është hetim preliminar dhe e kemi obligim me dhënë informacione. I kam thënë aty ‘ndihma më e madhe është mos me u përzi në hetime, na lejoni të punojmë, se qysh po më merrni në pyetje këtu e po humbim kohë, nuk duhet të rrijmë këtu por e kemi vendin atje të punojmë’”

Ai tha se i ka siguruar ata që hetimet po zhvillohen “në mënyrën më profesionale të mundshme dhe jemi në rrugë të shkëlqyeshme” që të zbardhet ngjarja.

Sipas Sylejmanit, qëllimi i tyre ishte që t’i japin kahje tjetër hetimit për incidentin që kishte ndodhur në shtëpinë e Thaçit.

“Qëllimi ishte, unë çka kam marrë vesh pastaj por edhe sa isha aty, t’i japin kahje tjetër hetimit. E them me shumë siguri, ka qenë një ngjarje e rëndë për mua në atë kohë, të prodhojnë diçka të paqenë, psh. në atë kohë kanë qenë raportet e PDK’së dhe AAK’së tepër të elektrizuara dhe tentonin që ta fajësojnë liderin e Aleancës, z. Ramush Haradinaj, se ai qëndron mbrapa këtij sulmi. Dojshin me prodhu diçka të tillë përmes hetimeve të policisë dhe unë u detyrova në takim t’ua them haptas që ‘derisa të jem në krye të atij institucioni hetim të porositur nuk do të keni shancë të merrni, hetimet do të shkojnë vetëm konform dëshmive, fakteve’.

Sylejmani thotë se më pas Fatmir Limaj e kishte sharë “me nënë, baba e familje”.

“Pastaj ata nuk kanë bë zë, por mu ka drejtuar Fatmir Limaj, ministër ka qenë në atë kohë, dhe tha ‘zotëri, ti je ardhë me na mbajt ligjëratave këtu neve, po na tregon se çka duhet me bo na a’, unë i thashë ‘kush jeni ju me mu drejtu me këto fjalë, nuk je ministër i policisë as i punëve të brendshme, që ku është ministri, as ky nuk ka të drejtë’. Atëhërë u çu në këmbë dhe me fjalën më banale të mundshme me nanë e me babë e me familje mi ka sha, që nuk është ngjarje e lehtë me përballu. Jom cu edhe unë edhe e kam lëshu atë takim, jam nal te dera edhe iu kam thënë ‘hetimin nuk keni shanca me orientu dikah tjetër se nuk e keni atë mandat dhe nuk iu lejoj’”, tha ai. /GazetaExpress/

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë