
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e skulptorit, Luan Mulliqi.
Konjufca, është shprehur se puna e Mulliqit e jashtëzakonshme do të shënojë përgjithnjë hapësirën publike me monumente e skulptura të nënshkruara me prurjen e rrallë artistike.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të artistit, piktorit dhe skulptorit të nderuar Luan Mulliqi. Ai do të jetojë i paharruar në kujtesën tonë. Puna e tij e jashtëzakonshme do ta shënojë përgjithnjë hapësirën publike me monumente e skulptura të nënshkruara me prurjen e rrallë artistike”, ka shkruar ai në Facebook.
Ai ka ngushëlluar familjet, miqtë, të afërmit, kolegët dhe të njohurit e Mulliqit.
“Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë, të afërmit, të njohurit dhe kolegët e tij. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij dhe u prehtë në paqe!”, ka shkruar Konjufca.












