Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Prezenca e manganit në Badoc – Mjeku: Gjatë kësaj jave i kthehemi normalitetit

24/10/2023 - 12:49
në Kryesore, Lajme
A A
Prezenca e manganit në Badoc – Mjeku: Gjatë kësaj jave i kthehemi normalitetit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Rritja e nivelit të manganit në Badoc ka shkaktuar panik te qytetarët e Prishtinës, të cilët furnizohen me ujë nga ky liqe. Por kryeqytetasit nuk duhet që të shqetësohen, ngase gjendja nuk është alarmante i tha Ekonomia Online, zëdhënësja e “KRU Prishtina”, Arjeta Mjeku.

Ajo ka sqaruar se menjëherë pas kanë hasur në rritjen e nivelit të manganit në liqenin e Badocit kanë marrë të gjitha masat duke zvogëluar prodhimin e ujit.

“Gjendja nuk është shqetësues gjendja nuk është alarmante pak është bërë panik më shumë se që duhet, edhe ekspert të Institutit të Shëndetit Publik të Kosovës kanë dhënë rekomandime dhe kanë thënë që nuk duhet bërë panik sepse nuk është shqetësuese”.

“Kompania Rajonale Ujësjellësi Prishtina para disa dite bashkë me institutin e shëndetit publik Kosovës si një punë e zakonshme që e bëjnë monitorimin e cilësisë së ujit 24 orë pa ndërprerë kanë has në rritje të nivelit të manganit në sipërfaqe apo liqenin e Badocit. Menjëherë jemi detyruar me rekomandime të IKShPK-së që të zvogëlojnë prodhimin e ujit në mënyrë që ta ruajmë kualitetin e ujit nga 480 litra në sekondë që e kemi bërë shpërndarjen nga sistemi i Badocit e kemi ul në 180 litra në sekondë në mënyrë që ata ujë që e dërgojnë të qytetarët të jetë i përshtatshëm për konsum”.

Mjeku shtoi se në zonat që nuk duhet ta përdorin ujin po i furnizojnë me autobot, madje dy të tillë janë Qendrën e Paraburgimit në Hajvali.

“Tash për tash zonat të cilat janë duke i furnizuar me ujë të pijshëm nga sistemi Badocit janë duke u furnizuar përmes autoboteve me ujë të pijshëm sepse jo secili qytetar ka kushte të mira ekonomike që të blejë ujë për pije. Ka shumë lagje në të cilat jemi duke vendosur autobot dhe në të njëjtin kohë ne kemi dërguar dy autobot në ditët e djeshme në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali”.

Mandej ajo tha se të kenë takim me Institutin Shëndetit Publik të Kosovës , e më pas do të dilet me rekomandime se si duhet të veprohet.

Mjeku shpreson që gjatë kësaj jave gjendja do t’i kthehet normalitetit, raporton EO.

Ajo “Gjendja është duke shkuar duke përmirësuar mirëpo ende nuk e ka arritur atë nivelin që duhet të jetë sipas standardeve dhe sa për njoftim sot Instituti Shëndetit Publik të Kosovës bashkë me KRU Prishtina do kenë një takim dhe nga aty do të dilet me rekomandime te reja të shohim se saktë se si qëndron situata a është gati në përmirësuar apo do të merr edhe pak kohë mirëpo ne po shpresojmë që gjatë kësaj jave gjendja do të i kthehet normalitetit”.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë