Është vend i destinuar për udhëtarët që marrin rrugë për vende të ndryshme me autobus, mirëpo stacioni i autobusëve në Mitrovicë nuk e plotëson as edhe një kriter të vetëm për një gjë të tillë.
Gjendja në stacionin e autobusëve del të jetë katastrofale dhe e gërditshme.
Kundërmimi i erës nga papastërtia në toaletet e kësaj ndërmarrje është e tmerrshme, dhe vështirëson punën e punonjsve që punojnë çdo ditë aty, e po ashtu edhe të udhëtarëve, përcjellë Gazeta Online Veriu.info.
Në një storie të realizuar nga një medium Nacionale vijnë pamje skandaloze, ku menaxhmenti dhe komuna e Mitrovicës nuk kanë ndërhyrë për të përmirësuar situatën.
Një nga punjonjset e stacionit të autobusëve thotë se janë sëmurë nga kjo gjendje.
“Na jena në gjendje shumë të vështirë, na jena smu qe sa kohë. Na s’po munum me hy as mrena, kurrfarë kushte s’po kemi, këtu është tmerri i tmerrit.” – deklaron punonjsja.
Mediumi ka vizituar edhe komunën e Mitrovicë për të marrë një deklarim, dhe aty është deklaruar anëtari i bordit të kësaj ndërmarrje, Naim Hajrizi, i cili është arsyetuar se procedurat e prokurimit kanë ngadalësuar punën e tyre.
Më poshtë pamjet skandaloze:












