Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka reaguar pas deklaratës së kryesindikalistit të minatorëve, i cili tha se menaxhmenti u ka thënë “vdisni brenda”.
Haxhiu ka thënë se Vetëvendosje u premton minatorëve 70 milionë euro investime gjatë fushatës, kurse sot u thotë vdisni brenda .
“ Kjo çfarë po ndodh me minatorët është për keqardhje.” – shkruan Haxhiu.
Postimi i plotë:
Në kohë fushate VV-ja minatorëve u premtoi deri 70 milionë euro investime në Trepçë, sot u thonë vdisni se s’ka paga.
Kjo çfarë po ndodh me minatorët është për keqardhje.













