Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kompania “Alfa Trade” nga Skenderaj që dëmtoi shtetin me 100 mijë euro, ishte dënuar më herët me 214 mijë euro

22/03/2022 - 23:28
në Kryesore, Lajme
A A
Kompania “Alfa Trade” nga Skenderaj që dëmtoi shtetin me 100 mijë euro, ishte dënuar më herët me 214 mijë euro
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Korporata e derivateve të naftës ALFA Trade, e cila të premten u zbulua se kishte funksionuar me një skenë mashtrimi duke i ikuar akcizës, për të cilin veprim dyshohet se dëmtoi shtetin me mbi 100 mijë euro, edhe para disa viteve kishte mashtruar qytetarët me çmimin e derivateve. Për këtë veprim ishte dënuar nga shteti.

Fundi i javës së kaluar doganierët  e shtetit i gjeti në ALFA Trade, kompaninë e naftës me bazë në Skënderaj.

Bazuar në kontrollet e tyre, doganierët kanë zbuluar se kompania ka nxjerrë në shitje derivatet e naftës të parapara për ambasadat në Kosovë, derivate këto që janë të liruara nga akciza.

Duke vepruar kështu ALFA Trade dyshohet se ka bërë shamngie të obligimeve tatimore prej rreth 100 mijë eurove.

Për pasojë, shteti ka ndalur Hajdar Hajdarin, pronarin e ALFA Trade, i cili është vëllau i Isa Hajdarit kandidatit për deputet nga radhët e PDK-së në zgjedhjet e fundit.

Biznesmeni Hajdari tash është në arrest shtëpiak, sipas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, shkruan Gazeta Insajderi.

Biznesmenët e lidhur me PDK-ën ishin dënuar për mashtrim

ALFA Trade, biznesi i udhëhequr nga vëllezërit Hajdari, që janë të afërt më Partinë Demokratike të Kosovës, ishte dënuar më 2020.

Shteti kishte shqiptuar një gjobë prej rreth 214 mijë eurove kundër biznesit të vëllezërve nga Skenderaj për shkak se kishin ç’rregulluar konkurrencën tregtare gjatë muajve nëntor dhe dhjetor të vitit 2018, shkruan Gazeta Insajderi.

Gjoba nga Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ishte shqiptuar pas hetimit që ky institucion kishte bërë në ALFA Trade, për një vit.

“Komisioni i AKK-së ka caktuar periudhën e hetimit për ndërmarrjet nën hetim nga 01.01.2018 deri më 31.12.2018. Për t’i vërtetuar pretendimet e veta, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka kërkuar nga Dogana të gjitha dudat doganor të importit të produktit Naftë dhe Benzinë nga ndërmarrja ALFA TRADE Shpk”, thuhet në vendimin e AKK-së, të cilin e posedon Gazeta Insajderi.

AKK vendimin për gjobë e kishte marrë bazuar në Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës, pasi kishte  kërkuar nga ndërmarrja ALFA Trade, të gjitha shitjet me pakicë dhe shumicë për produktin naftë dhe benzinë për çdo ditë për tërë vitin 2018.

Për këtë vit, Autoriteti kishte kërkuar edhe të dhënat e Doganës për secilin import që e kishte bërë ndërmarrja ALFA Trade.

Bazuar në këto të dhëna, AKK më pas ka kalkuluar mesataren mujore të çmimit të naftës dhe benzinës për vitin 2018, dhe kishte konkluduar se kompania e njerëzve të afërt me PDK-në kishte ç’rregulluar konkurrencën tregtare gjatë muajve nëntor dhe dhjetor të vitit 2018, duke bërë marrëveshje të heshtur me bizneset e shitjes së naftës.

“Gjatë analizës dhe përpunimit të të dhënave vërejmë se nga muaji JANAR/18 – TETOR/18 mesatarja e fitimit bruto/l ka qenë 0.09 cent/l, ndërsa për muajin NENTOR/18 – DHJETOR/18 mesatarja e fitimit bruto/l ishte 0.18 cent/l.b”, thuhet në vendimin e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës,  të cilin e ka siguruar Gazeta Insajderi.

“Kur ngrisim paralelen e krahasueshmërisë për muajin SHKURT dhe DHJETOR, muaji SHKURT/18, çmimi blerës/l ishte 0.92 cent/l ndërsa fitimi bruto/l ishte 0.13 cent/l dhe çmimi shitës/l ishte 1.05 cent/l gjë që është reflektuese me çmimin e berzës botërore, ndërsa për muajin DHJETOR ku çmimi i berzës kishte rënie nga muaji paraprak dhe po ashtu çmimi importues/l ishte i njejtë me atë të muajit SHKURT/18, 0.91cent/l, fitimi bruto/l për muajin DHJETOR ishte 0.21 cent/l, dhe Çmimi shitës/l ishte 1.12 cent/l gjë që ndërmarrja ALFA Trade ShPK nuk ka reflektuar me ulje të fitimit bruto/l karshi uljes së çmimit të berzës dhe çmimit importues”, thuhet tutje në vendim, transmeton Gazeta Insajderi.

Mbi faktet e konstatuara, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, ka vlerësuar se ALFA Trade, ka caktuar çmimin shitës dhe marzhën e fitimit bruto/l për muajt nëntor dhe dhjetor në mënyrë të bashkërenduar me
kompanitë tjera të cilat operojnë në tregun relevant.

ALFA Trade dhe të tjerat atë kohë ishin marrë vesh në mënyrë të heshtur edhe për çmimin e benzinës.

“Gjatë muajit NËNTOR krahasuar me mesataren e muajve JANAR – TETOR, çmimi blerës/l ka rritje për 2.0% ndërsa çmimi shitës/l krahasuar me muajt JANAR – TETOR është rritur për 7% dhe mesatarja e fitimit bruto/l krahasuar me muajt JANAR – TETOR është rritur për 60% në raport me fitimin bruto/lpër periudhën JANAR – TETOR”, thuhet në vendimin e AKK, transmeton Gazeta Insajderi.

“Gjatë muajit DHJETOR krahasuar me mesataren e muajve JANAR – TETOR, çmimi blerës/l ka rënie për 8% ndërsa çmimi shitës/l krahasuar me muajt JANAR – TETOR ka rritje për 4% dhe mesatarja e fitimit bruto/l krahasuar me muajit JANAR – TETOR është rritur për 124% në raport me periudhën e njëjtë”, vazhdon tutje vendimi, transmeton Gazeta Insajderi.

Kompania ALFA Trade është kompani e karburanteve të naftës dhe vajrave, e cila është themeluar në vitin 1991. E njëjta ka hy edhe në biznesin e ndëritimeve, por edhe në fushën e tregtisë.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë