
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka dalë në përkrahje të minatorëve të cilët tash e dy ditë janë në grevë, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Ajo ka shkruar se është padrejtësi e madhe ajo çfarë ka ndodhur me minatorët e Trepçës.
Krasniqi ka kërkuar nga qeveria që ta trajtojë këtë çështje me prioritet.
“Qeveria e ka për obligim për të adresuar këto probleme me prioritet dhe për të siguruar që minatorët marrin pagat e tyre në kohë. Gjithashtu, duhet të investojë në sigurinë dhe mirëqenien e minatorëve, duke përmirësuar kushtet e tyre të punës. Gjendja e tyre është thelbësore për zhvillimin e sektorit minerar dhe për kontributin e tyre në rritjen ekonomike të vendit.” – shkruan Krasniqi.
Është padrejtësi e madhe ajo çfarë ka ndodhur me minatorët e Trepçës, të cilët tashmë janë futur në grevë në mungesë të pagave. Qeveria e ka për obligim për të adresuar këto probleme me prioritet dhe për të siguruar që minatorët marrin pagat e tyre në kohë. Gjithashtu, duhet të investojë në sigurinë dhe mirëqenien e minatorëve, duke përmirësuar kushtet e tyre të punës. Gjendja e tyre është thelbësore për zhvillimin e sektorit minerar dhe për kontributin e tyre në rritjen ekonomike të vendit.












