
Tashmë kanë hyrë në ditën e pestë të grevës por ende minatorët e Trepçës nuk kanë treguar se kush janë organizatorët e grevës, pasi nuk kanë prezantuar para menaxhmentit të ndërmarrjes këshillin grevist.
Një vërejtje të tillë ndaj minatorëve e ka edhe drejtori i ri i minierës, Bahri Karaça, i cili ka thënë se nuk po paraqitet një këshill grevist nga ana e minatorëve.
Në një deklarim për Veriu.info ai ka thënë: “E keqja e këtij organizimi është që nuk po paraqitet një ekip me marrë përsipër dhe me menaxhu mirë situatën”.











