Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla, sot në mbledhjen e Qeverisë i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti me disa fjalë të ndjera.
Gërvalla e cila e mori fjalën derisa po diskutoheshin temat e rendit të ditës, tha se se dëshiron ti thotë disa fjalë për ditën e sotme, të cilën e quajti “ditë të posaçme”.
“I dashur kryeministër, i dashur Albin, në emër të kolegëve anëtarë të kabinetit qeveritar dhe në emër të partnerit të vogël të këtij koalicioni, më lejo të të falënderoj se e kemi privilegjin e veçantë të jemi pjesë e një qeverie me duar të pastra, por edhe faqebardhë”, ishin fjalët e Gërvallës.










