Dita e diel ishte fatale në Vushtrri, ku mbeti i vrarë një person e dy të tjerë të u plagosën, njëri nga të cilët ndërroi jetë mbrëmë, duke e çuar bilancin në dy të vdekur.
Gazeta Online Veriu.info raportoi ekskluzivisht për ngjarjen e kobshme në Vushtrri, ku mbeti i vdekur Fatos Zenuni në vend, kurse mbrëmë vdiq nga plagët e marra Liridon Musliu.
Fatos Zenuni që mbeti i vrarë në vend
Liridon Musliu që vdiq mbrëmë nga plagët e marra të dielën
Veriu.info po ashtu ka raportuar se personi i tretë që mbeti i plagosur është, Ilmi Shaqiri.

Ilmi Shaqiri
Ashtu siç kemi raportuar edhe më herët, rasti i konfliktit mes dorasit dhe 3 personave tjerë, dy nga ta tashmë të vdekur, ka filluar ditën e shtunë, ku janë përfshirë në rrahje.
Gazeta mëson nga burimet e saj, se Fatos Zenuni, Liridon Musliu dhe Ilmi Shaqiri, ditën e diel kanë ardhur nga Prishtina në Vushtrri tek shtëpia e dorasit dhe e kanë rrahur para shtëpisë, pastaj ky i fundit ka marrë armën dhe ka qëlluar mbi ta.
Tre personat e lartcekur mësohet se kanë të kaluar kriminale.













