Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ku po diskutohet lidhur me situatën aktualen në ndërmarrjen TREPÇA Sh.A.
Kryetari i Komisionit, Ferat Shala, tha se që nga e premtja Rizvanolli kishte lajmëruar se nuk do merrte pjesë. Sipas tij ministrja do duhej të ishte në komision e të raportonte për të gjitha problemet që lidhen me minatorët e Trepçës.
“Të premten kemi marrë email, që ajo nuk do të marrë pjesë se është jashtë vendit. Asnjë ngjarje nuk do duhej të ishte më prioritet, se të raportonte për Trepcen, sepse ajo është përgjegjësja e parë… 8 ditë grevë, sot ministrja nuk ka gjetë kohë me ardhë, edhe pse e kemi paralajmëruar…
Do duhej të ishte ajo këtu të kishim një raport, zyrtar pse minatorët nuk i kanë marrë pagat me rregull. Pse ministrja nuk ka bërë asnjë hap që Trusti t’u paguhet minatorëve, pse t’u ndërpritet e sigurimeve shëndetësore, pse të vihet në këtë fazë? Pse po shkarkohen punëtorët, e sindikalistët. Brenda një jave kemi dhejtra të suspenduar, duhet të ishte ministrja të raportonte për gjitha këto”, tha ai.












