Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Kancerogjen, e shpërbën Kosovën”/ Baraliu: Dërgimi i Asociacionit në Kushtetuese nuk është garanci – të mos pranohet

31/10/2023 - 15:10
në Kryesore, Lajme
A A
“Kancerogjen, e shpërbën Kosovën”/ Baraliu: Dërgimi i Asociacionit në Kushtetuese nuk është garanci – të mos pranohet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Profesori i të Drjetës Kushtetuese, Mazllum Baraliu, në një intervistë për Gazeta Blic, ka folur për Asociacionin, se a duhet të pranohet dhe si duhet të veprohet me të.Ai thotë se Serbia po kërkon kohë që ta shtyjë pranimin e Kosovës si shtet dhe po refuzon nënshkrimin e marrëveshjeve, duke pritur që të përfundojë lufta në Ukrainë në favor të Rusisë dhe bashkë me të t’i realizojë planet në Ballkan e Kosovë.

“Thjesht si lojë politike të Serbisë, e cila është e interesuar që të blejë kohë, të shtyjë pranimin de jure, de facto të Kosovës, ta refuzojë, po ashtu nënshkrimin e marrëveshjeve, që po të nënshkruheshin do të kishin validitet, vlerë më të madhe, pro duke shpresuar që finalja, epilogu i luftës në Ukrainë do të jetë i favorshëm për Rusinë e pastaj bashkë me Rusinë të realizojë planet e caktuara destruktive në Ballkan, e brenda Ballkanit edhe Kosovën”, shprehet ai për Gazeta Blic.

Baraliu ka komentuar rreth mundësisë që Asociacioni të dërgohet në Kushtetuese, siç ka deklaruar kryeministri Albin Kurti.

Por, sipas profesorit, dërgimi i saj në Kushtetuese nuk është garancë, pasi edhe ajo gabon.

“Mundet dhe aq më parë, më lejoni të konstatoj që nuk do të thotë garancë fare Gjykata Kushtetuese, përkundër të gjitha mendimeve, edhe të kësaj qeverie edhe të atyre të mëhershme, në qoftë se shkon ai tekst i projekt statutit, sepse Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj, duke trajtuar parashtresën e ish presidentes Jahjaga atëherë lidhur me marrëveshjen e dytë të 2015-ës, për parimet e asaj që quhet Asociacion ka gabuar”, thotë ai.

Baraliu e sheh Asociacionin shkatërruar, kancerogjen për Kosovën dhe që e shpërbën Kosovën.“Ka gabuar kur ka thënë se Asociacioni duhet të bëhet në përputhje me marrëveshjen e 2013-ës, ndërkohë që edhe sipas asaj marrëveshje, Asociacioni është jo i mirë, shkatërrimtar, destruktiv, kancerogjen për Kosovën, prandaj ka gabuar ky kryeministër dhe kushdo tjetër që pranon çfarëdo forme të Asociacionit edhe në frymën e kinse Kushtetutës, sepse në frymën kushtetuese është një asociacion, që është i rregulluar me ligj dhe mundet kushdo, subjektet politike, komunat pa marrë parasysh përbërjen etnike, madje kemi bashkëngjitjen e komunave veriore në Asociacionin e Komunave të Kosovës, pra Asociacioni nuk ka nevojë të bëhet, nuk duhet të bëhet dhe nuk duhet të pranohet në asnjë mënyrë, sepse është destruktiv, e rrezikon dhe e shpërbën, dekompozon shtetin e Kosovës”, vlerëson tutje ai.

Andaj, sipas tij, kushdo që merr përsipër një përgjegjësi të tillë është e pariparueshme.

“Prandaj, kushdo që merr përsipër një përgjegjësi të tillë, pa marrë parasysh kërkesave të ndërkombëtare që janë të padrejta dhe të njëanshme dhe janë nën presion ndaj Kosovës dhe kanë qenë vazhdimisht prej kur ka filluar dialogu me Serbinë, e merr një përgjegjësi që është e dëmshme, skajshmërish e papërmirësueshme dhe e pariparueshme”, deklaron Mazllum Baraliu.

JU REKOMANDOJMË

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i naftës e benzinës sot në Kosovë

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
01/09/2026 - 09:18

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për...

Më shumëDetails

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë