Shtëpia më e vjetër në Mitrovicë, ajo e familjes Koroglu, që gjendet në listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme, është përfshirë nga zjarri sonte, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Kjo shtëpi para disa muajsh ishte dëmtuar qëllimshëm, rast për të cilin Veriu.info kishte raportuar ekskluzivisht.
Sipas burimeve që Veriu.info kishte kjo shtëpi po dëmtohej qëllimshëm pasi aty synohej që ndërtuesit e mëdhenj të hynin në ndërtim.
Veriu.info kishte dërguara edhe pyetje në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të cilin kishin konfirmuar se kanë marrë masa për ruajtjen e kësaj shtëpie, në mesin e masave ishte edhe monitorimi nga Policia e Kosovës brenda çdo 1 orë.
Por fatkeqësisht kjo shtëpi u dogj sonte edhepse ende nuk dihen arsyet.