
Amabasodri I SHBA-ve në Kosovë ka folur për draft-statutin e Asociacionit që pesë emisarët ia kanë dorëzuar kryeministrit Kurti.
Hovenier thotë se, SHBA-të pajtohen dhe e mbështesin plotësisht atë draft.
“Pra, së pari, përsëri, mendoj se në deklaratën e fundit të presidentit të Francës, kancelarit të Gjermanisë dhe kryeministrit të Italisë, ata përshkruan draft-statutin – që ata e dinë se e miratojnë plotësisht dhe do të shtoj, Shtetet e Bashkuara e mbështesin plotësisht – si një “mënyrë bashkëkohore evropiane për të trajtuar çështjen e ndjeshme të mbrojtjes së pakicave në përputhje me praktikat dhe standardet më të mira evropiane brenda parametrave të përcaktuar nga palët””, thotë Hovenier.
“Ne pajtohemi me këtë. Dhe ajo që nënkuptojmë me këtë është se besojmë se ky draft-statut u përgjigjet disa kërkesave të ndryshme. Është një përkushtim, obligim i Kosovës që të ecë përpara me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Por, gjithashtu e kuptojmë dhe pranojmë se ai Asociacion i komunave me shumicë serbe duhet të kufizohet në mënyra të caktuara”, tha ai.
Tutje, Hovenier beson se është në përputhje të fortë me Kushtetutën e Kosovës.
“Ne kemi folur, kam folur shumë në intervista të tjera në media, ashtu si edhe zyrtarë të tjerë amerikanë, se duhet të jetë në përputhje me kushtetutën e tanishme të Kosovës, dhe duhet të jetë në përputhje me vendimin ekzistues të Gjykatës Kushtetuese dhe duhet të përputhet me letrën e Mogherinit, që thotë se nuk ka autoritete ekzekutive. Sipas këndvështrimit tonë, duhet të jetë në përputhje me editorialin dhe qëndrimin që ShBA-ja e shprehu përmes Derek Chollet, këshilltarit të Departamentit të Shtetit dhe Gabriel Escobar, të Dërguarit tonë të posaçëm, që parashtruan vizionin tonë për këtë”, thotë Hovenier.
“Ky draft-statut e bën atë. Ai i lejon Kosovës që të ecë përpara, i adreson shqetësimet legjitime të komunitetit etnik serb për të pasur mundësi që të ushtrojnë më mirë të drejtat që kanë sipas Kushtetutës së Kosovës dhe sipas Ahtisaarit. Pika a fundit: a është në përputhje me Kushtetutën? Ne besojmë se po, besojmë se është në përputhje të fortë. Por, do të theksoj gjithashtu se edhe ne e pranojmë dhe një nga elementët e saj është organi përfundimtar për të përcaktuar kushtetutshmërinë e çdo gjëje në Kosovë është vetë Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Dhe draft-statuti ka modalitete në të për të siguruar që Gjykata Kushtetuese të jetë në gjendje ta miratojë edhe atë vendim”, tha ai në Kanal10.












