Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çfarë është njohja de facto dhe pse liderët e BE’së po ia kërkojnë Serbisë, flet Enver Hasani

01/11/2023 - 15:20
në Lajme
A A
Çfarë është njohja de facto dhe pse liderët e BE’së po ia kërkojnë Serbisë, flet Enver Hasani
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kosova dhe Serbia kanë hyrë në një fazë të re të procesit të dialogut pas ngjarjeve të 24 shtatorit në Veri të Kosovës. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq javën që shkoi janë ftuar në Bruksel për takime të ndara me liderët më me ndikim të BE’së të cilat kanë rezultuar më kërkesa për palët.

Kryeministrit Kurti i është kërkuar zbatimi i marrëveshjeve përfshirë implementimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe ndërsa Serbisë përvec tjerash edhe njohja de facto e Kosovës.

Por çfarë i bie kjo lloj njohje?

Enver Hasani, profesor i së drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në një prononcim për Gazetën Express ka thënë se atë që po e thonë ndërkombëtarët lidhet vetëm me shtyrjen përpara të dialogut

Çfarë i bie njohja de facto në bazë të së drejtës ndërkombëtare si dhe në kontekstin e dialogut dhe raporteve Kosove -Serbi ?

HASANI: Përgjigjen në këtë pyetje e ka dhënë fare qartë Ursula von der Leyen dje në Beograd. Në kontekstin e dialogut aktual Kosovë-Serbi, njohja de facto nënkupton zbatimin e zotimeve të marra në Bruksel dhe Ohër. Asgjë më shumë!

Ajo që trumbetohet si njohje de facto, nuk ka fare mbështetje në ligjin ndërkombëtar. Kjo për faktin se objekt i njohjes de facto në të drejtën ndërkombëtare është pranimi nga ana e shtetit njohës e titullit të vlefshëm juridik për ushtrim të sovranitetit mbi një territor dhe ndaj nj popullsie të caktuar. Në rastin tonë, njohja de facto do të nënkuptonte njohjen nga ana e Serbisë e titullit juridik të Kosovës, i krijuar më 17 shkurt 2008 në raport me shtetet njohëse të saj, përkatësisht njohja e shtetit të Kosovës si një shtet sovran mbi territorin e përcaktuar me Kushtetutën e vitit 1974 dhe ndaj popullsisë që jeton në te. Ky fare nuk është rasti sepse Serbia në vazhdimësi po e bënë të qartë se kundërshton një gjë të tillë.

Më lejoni të theksoj këtu edhe disa gjëra lidhur me këtë. Edhe te njohja de jure objekti i njohjes është i njëjtë – pra njohja e titullit juridik sovran mbi një territor dhe ndaj një popullsie të caktuar. Dallimi i vetëm mes dy njohjeve është se, në rastin e njohjes de facto, njohja është e përkohshme dhe kjo thuhet shprehimisht në aktin e njohjes, i cili çdoherë jepet me shkrim nga shteti njohës. Për pasojë, për dallim nga njohja de facto që mund të tërhiqet kurdo dhe në çdo kohë, njohja de jure nuk mund të tërhiqet. Çështja e dytë që dua të theksoj është se palët e treta, shtetet ose individët, asnjëherë nuk mund të bëjnë njohjen de facto, as njohjen de jure, të shtetit që kërkon njohje. Ato që thonë ndërkombëtarët këto ditë janë deklarata politike me qëllim të shtyrjes përpara të dialogut dhe implementimin e autonomisë serbe në Kosovë dhe asnjë relevancë nuk kanë për njohjen de facto ose njohjen de jure të Kosovës nga Serbia.

JU REKOMANDOJMË

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i naftës e benzinës sot në Kosovë

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
01/09/2026 - 09:18

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për...

Më shumëDetails

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë