Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Eprori i Njësisë Speciale për Veriu.info: Rrezikshmëria u ul nga 280 euro në 150 euro, ligji pagave uli pagat e eprorëve policor e rriti ato të presidentes e kryeministrit

02/11/2023 - 08:53
në Kryesore, Lajme
A A
Arrestohet një serb për krime lufte në Prizren
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pjesëtarët e njësive speciale të Policisë së Kosovës kanë protestuar dje para qeverisë së Kosovës duke shprehur pakënaqësinë e tyre me pagat që marrin, e një njësi tjetër do të protestojë sot brenda zyrave të tij.

Një epror i njësisë speciale është deklaruar në kushte anonimiteti për Gazetën Online Veriu.info.

Ai ka deklaruar se rrezikshmëria u premtua nga Janari kurse u aprovua vetëm tani, dhe rrezikshmëria e njësive speciale u ul nga 280 euro në 150.

Ai ka thënë se me ligjin e ri të pagave pati ulje të pagave për eprorët e Policisë kurse pati rritje për presidenten, kryeministrin dhe të tjerët.

Më poshtë u sjellim të plotë deklarimin e eprorit të Policisë së Kosovës:

1. Rrezishkshmëria u premtua nga janari por u aprovua tash pas presioneve që bëri Policia.

2 Njsi dhe Njnsh, kanë pas rrezikshmërinë 280 euro tash kanë 150. Njso ka pas rrezikshmërinë 220 euro tash merre 150. Ekipet reaguese nga 140 tash marrin 60, hetuesit kanë pas 180 tash kanë 75, etj.

3. Me ligj të pagave ka pas zbritje të rrogave për epror të Policisë për shembull Drejtori i Përgjithshëm merr qindra euro më pak rrogë mujore ndërsa ka pas rritje për Presidenten, Kryeministrin dhe të tjerë.

4.Vetë Ministri Xhelal Sveqla ka kërkuar që Njsi, Njso dhe njësi tjera të punojnë me ditë dhe netë pa pushim për shkak të situatës në Veri, tash thotë se i marrin rrogë duke mos u bë i sinqertë të tregon se rroga është 550 euro neto e tjerat janë orë shtesë dhe jo pagë.

5. Stafi civil mbështetës është në grevë me muaj të tërë, vetë Ministri i ka pritur në takim dhe iu ka premtuar rritje koficientit por i ka gënjyer e tash gjitha automjetet janë kolaps se s’ka servisim, shumica e automjeteve janë servis apo ju ka tejkaluar afati me mijëra kilometra për servisim të rregullt.

6. Asnjë palë uniformë të rregullt dhe çizme nuk ka në llogo bazë dhe policët e rregullt janë duke prerë pantolla te rrobabaqepësit me ju përngja uniformës ndërsa çizmey duke i blerë në Melodia PX me para veta.

7. Me ardhjen e Ministrit në Belveder iu është instalu komplet një aneks me dhomë, zyre, banjo dhe gjera luksoze ndërsa policët kanë fjetë disa në një dhomë në kontinjera për shkak të numrit të madh.

8. Vetë Njsi u ngritë nga Ministri ka porositë kingja, raki e qiftelia ku musafir ka qenë Ministri dhe shokë të tij që s’kanë lidhje me Polici dhe Ministri ndërsa Njsi për të ka qenë gjithçka, tash ua përmend që i ka paguat orët shtesë dhe paisjet.

9. Krejt Operacionet i udhëheq Ministri duke urdhërue edhe kush në cilën veturë të shkoj ndërsa krejt tenderat i udhëheq këshilltari i tij Milot Gashi (shoku i Besnik Mujecit).

10. Asnjë pozitë në polici nuk caktohet pa dhënë vijën e gjelbërt Ministri, duke i mbajtë disa me ushtrues detyre e disa pa vendime për t’i bërë servila të tij, e tash po provon edhe gradimet t’i bëj me nominime pa provime fare.

Dhe në fund 99% të policve janë pakënaqur me këtë gjendje ku është Policia tani është e kotë presioni i disa eprorëve servil sepse do të ndodhin dy gjëra, do të bie niveli i moralit të policit në zero dhe prej një janari me qindra do të lëshojnë punën dhe shkojnë në perëndim.

Mos të keqkuptohem se nuk e ka sjell partia në pushtet ketë gjendje por vetëm në njeri e ai është Ministri Xhelal Sveçla, ai ka menduar vetëm për vete dhe jo për parti, Ministri apo Polici , por për të herave tjera do flasim se kemi çka.

JU REKOMANDOJMË

Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President

Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020
01/09/2026 - 09:49

Një grup veprimtarësh dhe përfaqësuesish të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë dalë publikisht në mbështetje të kandidaturës së Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës, duke u bërë thirrje...

Më shumëDetails

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i naftës e benzinës sot në Kosovë

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
01/09/2026 - 09:18

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për...

Më shumëDetails

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë