Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti në ditën e dytë të Samitit: Jemi këtu për ta mposhtur racizmin dhe për të luftuar pabarazinë

02/11/2023 - 14:37
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti në ditën e dytë të Samitit: Jemi këtu për ta mposhtur racizmin dhe për të luftuar pabarazinë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për ta vazhduar luftën ndaj diskriminimit racor e ka shprehur sot Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me fjalimin e të cilit ka vazhduar punimet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër Diskriminimit Racor.

“Jemi këtu me zotimin për t’u përballur me diskriminim racor, për ta mposhtur racizmin si dhe luftuar pabarazinë. Për ta realizuar vizionin e Qeverisë, duhet të përballemi me padrejtësitë që ekzistojnë, posaçërisht diskriminimin. Për ta ruajtur bashkësinë, duhet ta luftojmë diskriminimin aty ku ai është më së shumti i pranishëm: Ndaj komuniteteve rom, ashkali e egjiptian”, ka thënë ai në fjalimin e hapjes së ditës së dytë të samitit.

Në këtë mes, ai i ka përmendur edhe arritjet e Qeverise në këtë luftë, në radhë të parë Platformën anti-diskriminim: raportodiskriminimin.org. Në këtë platformë të Qeverisë, qytetarët mund të raportojnë rastet e diskriminimit ndaj komuniteteve rom, ashkali e egjiptian, me ç’rast kryeministri deklaroi se po e pranojmë, hulumtojmë dhe adresojmë praninë e diskriminimit racor në shoqërinë tonë.

Njëkohësisht, dy nismat online “Kosova Generation Unlimited” dhe “Superpuna”, të cilat mundësojnë lidhjen mes punëdhënësit dhe punonjësit të mundshëm në mënyrë digjitale, janë veprime të Qeverisë që ofrojnë mundësi punësimi të rinisë nga komunitetet, për një shtet më të drejtë.

“Me investime nga qeveria në iniciativën Kosova Generation Unlimited, synojmë që 15% e praktikave të ofruara të jenë për të rinjtë nga komunitetet jo shumicë. Shifrat e fundit tregojnë se deri më tani kemi arritur që 9% e praktikantëve të jenë nga komunitetet jo shumicë, pra ende nuk kemi mbërri se ku dëshirojmë e duhet, po megjithatë një numër përafërsisht në linjë me përfaqësimin e komuniteteve jo shumicë në Kosovë”, tha kryeministri.

Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër Diskriminimit Racor është ngjarje e përvitshme që mbledh palët kryesore të interesit nga i gjithë rajoni, në mënyrë që të mund të shkëmbehen praktikat dhe strategjitë për adresimin dhe luftimin e diskriminimit racor ndaj komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.

Në ditën e dytë të këtij samiti do të mbahen gjithsej pesë sesione, në të cilat panelistë nga institucionet e shoqëria civile do të diskutojnë për: Buxhetimin e përgjegjshëm për romët: Praktikat e mira dhe sfidat ne dy nivelet e qeverisjes; Mekanizmat institucionalë për zbatimin e ligjeve dhe politikave kundër diskriminimit racor; Njohuritë digjitale: Ekzaminimin e pengesave ndaj komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian; Histori suksesi dhe praktikat më të mira në luftën kundër diskriminimit racor – Përvoja nga Ballkani Perëndimor; si dhe Shërbimet e bazuara në komunitet.

Këtë vit, me moton “Unitet në diversitet”, Samiti nuk fokusohet vetëm në sfidat, por edhe në histori suksesi e praktika të mira, qofshin ato të institucioneve apo komuniteteve. Përveç bashkimit të ekspertëve, liderëve dhe aktivistëve për të diskutuar dhe zhvilluar strategji efektive për luftimin e diskriminimit racor në të gjitha format e tij, Samiti ofron platformë për ndarjen e historive dhe përvojave të njerëzve të prekur nga diskriminimi racor.

Samiti organizohet nga Zyra për Qeverisje të Mirë/ Zyra e Kryeministrit, mbështetur prej konsorciumit të përbërë nga VoRAE, HEKS, Terre des Hommes Kosovë, me fonde të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim (SDC).

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë