
Kryeshefi ekzekutiv i “Termokos”, Fisnik Osmani ka bëre të ditur se do të behët kyçja e Kazermës “Adem Jashari”, në Termokos.
Sot Kuvendi Komunal i Prishtinës ka votuar për ndarjen e mjeteve në vlerë 5 milion euro për Ndërmarrjen Publike “Termokos”.
Osmani e quajti këtë lajm të jashtëzakonshëm, derisa theksoj se do të mundësohet kyçja e “Banesave të Bardha”, Shkollat, Xhamitë dhe ndërtesat shumë katëshe në lagjen “Lakrishte”, përcjell IndeksOnline.
Postimi i plotë:
LAJM I JASHTËZAKONSHËM!
5 MILIONË PËR ZGJERIM TË RRJETIT!
Punuam gjatë, analizuam detajet dhe do të bëjmë realitet kycjen Kazermës “Adem Jashari”, në rrjetin tonë të ngrohjes!
Përveç ushtrisë tonë, nga ky subvencionim do të mundësohet edhe kyçja e “Banesave te Bardha”, Shkolla, Xhami dhe ndërtesat shumë katëshe në lagjen “Lakrishte”.
Falenderim pafund për këshilltarët komunal të cilët votuan pro subvencionimit prej 5 milionë eurove të Termokos!
Termokos, po i jep kuptim Prishtinës së gjelbër!











