Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dështon përsëri konstituimi i Komisionit Hetimor për rezervat shtetërore

03/11/2023 - 10:46
në Kryesore, Lajme
A A
Dështon përsëri konstituimi i Komisionit Hetimor për rezervat shtetërore
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Për të gjashtën herë ka dështuar të konstituohet Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore. Kjo pasi deputetët e pozitës përsëri nuk kanë marrë pjesë në mbledhjen e këtij komisioni

“Siç po e shihni prapë mungojnë deputetët e pozitës. Nuk kemi ndonjë sqarim pse ata nuk po vijnë, së paku zyrtarisht me shkrim. Ata nuk po vinë vetëm në këtë komision, sepse ky komision është i vetmi që po merret me hetime për keqpërdorim me rezervat shtetërore. Ne i kemi dërguar një letër Zyrës ligjore të Kuvendit për një interpretim dhe kemi marrë një opinion pa opinion. Opinioni e shton konfuzitetin dhe nuk sqaron asgjë, vetëm se janë përmendur detyrimet e deputetëve të cilët janë të detyruar të marrin pjesë në komisione. Dyshimet për keqpërdorim, sidomos për grurin dhe vajin janë të bazuara, sepse kemi shumë fakte që do t’i bëjmë publike javën e ardhshme. Mungesa e kolegëve nga Lëvizja Vetëvendosje po e pamundëson funksionimin e këtij komisioni. Në mbledhjen e ardhme do të vendosim nëse do ta bartim këtë çështje në Kuvend ose do të vazhdojmë të tentojmë konstituimin e tij”, tha kryetari i komisionit, Rashit Qalaj.

Kritika pati edhe deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili.

“Lidhur me opinioni ligjor, mua po më shqetëson fakti që kam vërejtur mungesë guximi nga një departament ligjor, që nuk i përket një partie ose tjetër. Më vije shumë keq që disa djem e vajza me ardhur në një pikë ku frikësohen me na dhënë një opinion për pyetjet që i kemi parashtruar. Propozimi im është që ky komision ta ftoj ministren Rozeta Hajdari për një seancë dëgjimore, që kjo të na shërbejë ne që të shohim se çfarë të përfshijmë në planin e punës”, shtoi ajo.

Ndërkaq, deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka vendosur në secilën prej ulëseve të deputetëve të mazhorancës që munguan në mbledhje, nga një letër ku ka shënuar pagat që secili prej tyre merr nga Kuvendi.

“Po shihet qartë që ata kanë vendosur të mos vijnë në këtë komision dhe të pengojnë funksionimin e tij. Unë kam vendosur sot në mënyrë simbolike të gjithë deputetëve që nuk janë prezent me i tregu se sa para marrin dhe sa kanë marrë deri sot, dhe i bojkotojnë mbledhjet”, shtoi ai.

JU REKOMANDOJMË

Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President

Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020
01/09/2026 - 09:49

Një grup veprimtarësh dhe përfaqësuesish të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë dalë publikisht në mbështetje të kandidaturës së Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës, duke u bërë thirrje...

Më shumëDetails

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i naftës e benzinës sot në Kosovë

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
01/09/2026 - 09:18

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për...

Më shumëDetails

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë