
Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idriz, me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe tek lapidari i profesor Latif Berishës në 23 vjetorin e vrasjes së tij, raporton Gazeta Oine Veriu.info.
Idrizi ka vlerësuar lartë kontributin e profesorit Berisha.
Postimi i plotë:
23-VJETORI I VRASJES SË VEPRIMTARIT LATIF BERISHA
Bashkë me Familjen Berisha bëmë homazhe dhe vendosëm buqeta lulesh pranë Lapidarit të intelektualit dhe atdhetarit të shquar, Profesor Latif Berisha, në 23-vjetorin e vrasjes nga forcat serbe.
Jeta dhe veprimtaria e Profesor Latif Berishës ishte në shërbim të popullit dhe atdheut, ashtu siç ishte i lidhur edhe fati i tij me fatin e Kosovës, të cilës i thuri vargje lavdie.
Lavdi jetës dhe veprës së Profesor Latif Berishës!

















