Deputetja e LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Rrezarta Krasniqi ka takuar senatorin italian Giulio Terzi di Sant’Agata me të cilin kanë diskutuar rreth integrimit të Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian.
Krasniqi ka treguar se senatori Giulio Terzi di Sant’Agata është shprehur se nuk do të mungojë përkrahja në procesin integrues të Kosovës, transmeton VeriuInfo.
Postimi i Rrezarta Krasniqi:
Sot takova homolugun tim senatorin z. Giulio Terzi di Sant’Agata, me të cilin diskutuam rreth integrimit të Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian. Si njohës i mirë i rrethanave në vendin tonë, ai u shpreh se nuk do të mungojë përkrahja në procesin integrues të Kosovës, për çka e falënderova përzemërsisht. 🇽🇰🇮🇹













