Teologu Tim Shkupi, në mesin e shumë deklaratave të forta në emisionin “Paradoks me Vehbi Kajtazin”, ka shpalosur detaje të ndryshme.
Gjatë intervistes, Shkupi u shpreh se në vitin 2004 i ka telefonuar disa nga politikanët e Kosovës, që t’i paralajmërojë që të mos iu jepin hapësirë disa personave.
Ai ka shtuar se e ka fjalën për disa nga hoxhallarët, dhe ka thënë se e beson Zotin e shqiptarëve dhe jo atë të palestinezëve.
Tutje, teologu është shprehur për ata që mendon se e rivalizojnë, duke thënë se i ka zënë të papërgatitur.
“Niveli i dijes ka qenë shumë i ulët, i kanë mashtru shqiptarët, dhe pastaj vijmë tek shprehja që e ka thënë Enver Hoxha se shqiptari për p*** i bën krejt”, është shprehur Shkupi.
Ai ka shtuar se tani i ka 58 vjet dhe synimi i tij është që të jetojë 142 vite, aq sa ka germa në një sure të Kuranit.
Poashtu, teologu Shkupi ka folur edhe për atë se cili ishte qëllimi i Jugosllavisë të formojë BIK-un, duke u shprehur se njerëzit e menqur në Beograd e mendojnë vetëm anën ekonomike, dhe se fenë e kanë si instrument për të realizuar qëllimet politike.













