Pas raportimit të Gazetës Online Veriu.info është arrestuar burri i cili shihet tek gjuan me armë zjarri brenda një ode ku këndohej këngë me sharkia.
Burri në videon e publikuar nga Veriu.info shihet teksa gjuan me armë zjarri disa herë në dyshemen e odës ku po mbahej neja.
I njëjti, pasi është intervistuar nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit është inicuar rasti penal ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve & përdorimi i armës’ për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa i dyshuari është liruar, njofton Policia.
Njoftimi i plotë:
’Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve & Përdorimi i armës’
Me datën 22.03.2022 në mediumin ‘’Klankosova’’ ka qarkulluar një sekuencë ( video) ku shihet se një person gjatë një ahengu në një shtëpi, konkretisht në një dhiomë ( odë), shihet duke gjuajtur/ shkrepur me armë në dyshemenë e kësaj dhome.
Policia rajonale e Ferizajt, përkatësisht stacioni policor në Shtimee i ka marrë veprimet e nenojshme dhe pas një pune hetimore ka identifikuar personin e dyshimt dhe vendin ku ka ndohdur kjo ngjarje. Ngjarja ka ndodhur me datën 15.03.2022 në fshatin Petrovë të Shtimes.
Në lidhje me ketë policia sot rreth orëës 11:30 personin e dyshuar me inicilaet SH.I ( M/K) i moshës 65 vjeçar e ka shoqëruar në stacionin policor të Shtimes, i cili në këtë ahneg kishte shkrepur me një armë me gas dhe si provë materiale arma iu është konfiskuar.
I njëjti, pasi është intervistuar nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është inicuar rasti penal ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve & përdorimi i armës’ për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa i dyshuari është liruar.












