Disa orë pasi militantët e grupit palestinez Hamas kanë kryer sulme në jug të Izraelit, më 7 tetor, një bankë e re e nëntokësore gjaku, i është përveshur punës.
Punëtorët i kanë bartur pajisjet në një bunker nëntokësor dhe kanë nisur të shpëtojnë jetë.
Qendra për Shërbime të Gjakut Marcus në Ramlla, afër Tel Avivit, ishte planifikuar të hapej brenda ditësh, mirëpo kur më shumë se 1.400 njerëz janë vrarë në Izrael nga sulmet e Hamasit, planifikimet kanë ndryshuar.
“Është bërë shumë e qartë që duhet të veprojmë sipas planit të luftës, sepse ashtu ka qenë momenti”, ka thënë mjekja Eilat Shinar, drejtore e divizionit Magen David Adom – shërbimit izraelit për emergjenca mjekësore, sëmundje dhe ambulancë.
E ndërtuar 15 metra nën tokë, kjo qendër në vlerë të 135 milionë eurove është e mbrojtur prej raketave, sulmeve kimike dhe tërmeteve, për të siguruar se gjaku do të jetë gati kur të ketë më së shumti nevojë për të.
Shiner ka thënë se qendra ka dhuruar dhjetëra mijëra doza gjaku në ditët e para pas sulmeve të Hamasit.
“Ne kemi punuar shumë për ta furnizuar me gjak secilin që ka pasur nevojë. Ne kemi pasur shumë të plagosur dhe na është dashur t’i trajtojmë”.













