Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Elshani: S’kemi ikje të mjekëve e as infermierëve

06/11/2023 - 09:41
në Lajme
A A
Elshani: S’kemi ikje të mjekëve e as infermierëve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Lista e pritjes për operacione në Klinikën e Neurokirurgjisë është deri në tre muaj por që ky kjo listë do të evitohej po të funksionohej salla e dytë operative.Kështu ka thënë drejtori i kësaj klinike, Besnik Elshani.
Sipas Elshanit, pacientët me hernia diskale që kurohet pa pasur nevojë për ndërhyrje urgjente kirurgjikale, i prijnë kësaj liste. Thotë se për uljen e numrit të kësaj liste, varen edhe operacionet tjera traumatike.Ai thotë se kjo listë do të shkurtohej por të ekzistonin dy salla operative.

“Aktualisht kemi, gjithsesi që kemi. Është fjala për hernie diskale (pa ndërhyrje kirurgjikale), pacientët fatkeqësisht presin dhe kjo listë varet gjithsesi nga numri i operacioneve tjera traumatike të cilat zhvillohen në kuadër të muajve. Prandaj, kjo listë kishte me u zhduk fare në momentin kur do të kishim dy salla operative”, thotë Elshani për EO.Për pacientët që u rrezikohet jeta, Elshani thotë se ndërhyjnë edhe gjatë kujdestarive. Për këtë, këmbëngul që t’i kenë dy salla të operacioneve.
“Lista është mjaftë e gjatë, pacientë presin dikund dy deri në tre muaj, varësisht nga momenti se si zhvillohen operacionet tjera. Një dhimbje e boshtit kurrizor e cila mund të keqësohet, që mund të ketë pasoja tjera në kuptimin e deficitive neurokirurgjike, është goxha e gjatë, prandaj assesi ka raste që me të vërtetë bëhen urgjente ne duhet të intervenojmë e që e zakonisht e bëjmë edhe gjatë procedurës së kujdestarive, pra tek ne edhe këto raste operohen kur e shohim që pacienti me të vërtetë ka rrezik që mund të paralizohet apo mund të vdesë, prandaj kjo është kërkesa kyçe imediate e cila duhet të bëhet në kuadër të këtij viti që po e përmbyllim”, thotë tutje Elshani.E sa i përket stafit shëndetësor, Klinika e Neurokirurgjisë qëndron shumë mirë. Elshani thotë se fatmirësisht klinika që ai e udhëheq nuk ka pasur ikje të stafit.
“Stafi në Neurokirurgji është relativisht mirë i përgatitur. Jemi tetë neurokirurg, kam edhe punëtorë tjerë specialistë dhe gjashtë specializantë të cilët janë në vitin e katërt të specializimit të tyre. Jemi të organizuar mirë, jemi ndër klinikat që funksionojmë shumë mirë në kuptimin e kujdestarive, pra gjithnjë shërbimi në Klinikën e Neurokirurgjisë është i përmbushur me 24 orë. Edhe sfera tjetër e punëtorëve të infermierisë është e angazhuar si në repart ashtu edhe në salla operative. Pra ne kemi edhe instrumentare të cilët për shkak të rrethanave dhe vetë strukturores që ne e kemi, duhet patjetër të qëndrojnë 24 orë. Shërbimi është korrekt, i organizuar mirë dhe në çdo kohë jemi të gatshëm që të intervetojmë në raste të traumave që sillen prej qendrave regjionale apo këtu nga rajoni i Prishtinës”, u shpreh Elshani.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë