Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu sot kanë vizituar disa dyqane në qendër të Prishtinës, për të promovuar zvogëlimin e qeseve të plastikës.
E lidhur me këtë ka reaguar deputeti I LDK-së Avdullah Hoti. Hoti ka thënë se në vitin e tretë të qeverisjes, kryeministri Kurti do të duhej t’i promovonte projektet e kryera në arsim, shëndetësi e energjetikë. Ndërsa ka thënë se pasi mungojnë projektet në shumë fusha, kryeministri Kurti po promovon shprëndarjen e qeseve plastike nëpër dyqane.











