Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Azemi i LDK-së kritikon Kurtin: Nga piroman ka kaluar në fanatik të Asociacionit

07/11/2023 - 14:52
në Lajme
A A
Azemi i LDK-së kritikon Kurtin: Nga piroman ka kaluar në fanatik të Asociacionit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, ka kritikuar kryeministrin Abin Kurti për qasjen në dialogun me Serbinë.

Azemi që është edhe kryetar i degës së LDK-së në Ferizaj ka thënë se ky proces ka qenë tërësisht jotransparent, pasi sipas tij, nga Qeveria nuk ka pasur informacione të bollshme as për publikun e as për kuvendarët.

“Por, gjithsesi ne kemi kërkuar në vazhdimësi që të informohemi për procesin e dialogut, të cilin z. Kurti e ka mbajtur në një fshehtësi të plotë dhe nuk ka raportuar siç duhet asnjëherë. Pra, një terr informativ ka ekzistuar në opinionin publik, megjithatë aty ku duhet të kemi unitet karshi dialogut me Serbinë nuk ka ndodhur ajo transparencë, prandaj edhe javën e kaluar e kemi akuzuar Qeverinë Kurti se nuk ka dhënë informacione të bollshme”, është shprehur kryetari i Degës së LDK-së në Ferizaj.

Ai tutje ka theksuar se nuk dihet as për përmbajtjen e draftit të Asociacionit, të cilin Bashkimi Evropian ia ka propozuar Qeverisë së Kosovës së fundmi.

“Edhe sot nuk dimë se çfarë është diskutuar. Nuk dimë se çfarë përmbajtje kanë pasur ato dokumente që z. Kurti i ka pranuar nga ndërmjetësuesit ndërkombëtarë”.

Sipas Azemit, Kurti nga një piroman si opozitar është shndërruar në fanatik të Asociacionit.

“Kurti kur nuk ka qenë kryeministër ishte shndërruar në një piroman. Nuk ka lënë cep pa e kall, pa e djegë e pa e rrotullu duke e kundërshtua Zajednicën. E sot i gjejmë ato fakte dhe incizime që ekzistojnë dhe shohim që z. Kurti ka ndryshuar rrënjësisht qëndrimet të cilat i ka pasur. Kjo është fyerje për qytetarët dhe votuesit e vet”.

“Nga një piroman sot është kthyer në fanatik të Asociacionit të cilin jo vetëm që e ka pranuar, por ka shkuar përtej saj me vet-menaxhim dhe kishën serbe, autonominë të cilën e përfaqëson marrëveshja e fundit dhe është përtej të gjithë atyre që kanë qenë të darkoduara me faktorin ndërkombëtar, por duke iu nënshtruar kushtetutshmërisë së vendit. LDK-ja gjithmonë ka thënë se Asociacioni duhet të bëhet, por në asnjë moment duke i anashkaluar ose duke shkelur Kushtetutën e vendit”, ka deklaruar zyrtari i LDK-së për Telegrafin.

JU REKOMANDOJMË

Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President

Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020
01/09/2026 - 09:49

Një grup veprimtarësh dhe përfaqësuesish të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë dalë publikisht në mbështetje të kandidaturës së Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës, duke u bërë thirrje...

Më shumëDetails

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i naftës e benzinës sot në Kosovë

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
01/09/2026 - 09:18

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për...

Më shumëDetails

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë