Afrim Veseli, ish-kolonel i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në një lidhje direkte në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, ka thënè se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet t’ia plotësojë kërkesat e Njësisë Speciale.
“Kurti le t’ia plotësojë kërkesat e Njësisë Speciale”, ka thënë Veseli.
Vesli për pezullimin e protestës së NjSI-së ka thënë se kërkesat e tyre janë legjitime duke marrë parasysh edhe nivelin e pagave që i marrin.
“Është shumë keq që u sollën në një situatë të tillë që ata dolën të protestojnë dhe më e keqja që pas protestës së parë ata nuk morrën përgjigje”, ka thënë Veseli.
Ai është shprehur i lumtur që kryeministri Kurti do të takohet me ta, derisa ka shtuar se “Nëse Kosova ka djemë të mirë, ata janë Njësitë Speciale të Republikës së Kosovës që ia zbardhen fytyrën më 24 shtator”.












