Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Fshati që magjeps turistët në ishullin e braktisur të Kinës

08/11/2023 - 17:38
në Kuriozitete
A A
Fshati që magjeps turistët në ishullin e braktisur të Kinës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjatë dekadave, natyra ka rimarrë një fshat në një ishull të braktisur në Detin e Kinës Lindore.

Ashtu si në përrallën e “Bukuroshes së Fjetur”, një shtresë e harlisur bimësh ka mbuluar tërësisht shtëpitë në Houtouwan, një ish-fshat peshkimi në ishullin Shengshan në Detin e Kinës Lindore.

Fshat në një ishull të largët

Rreth 2,000 njerëz, shumica prej tyre peshkatarë, jetonin dikur në qytetin e vogël të largët dhe të vështirë për t’u aksesuar në bregun shkëmbor të Shengshan, rreth 90 kilometra nga brigjet e Shangait.

I braktisur nga banorët

Kur puna e tyre e palodhur nuk sillte më para të mjaftueshme, gjithnjë e më shumë banorë braktisën shtëpitë e tyre dhe u larguan në vitet 1990. Largësia e bëri që furnizimi i komunitetit në ishull të jetë shumë i vështirë.

Kthimi në natyrë

Që atëherë, natyra e ka rifituar gradualisht vendin, duke përzier shtëpizat e zbrazëta, që kalben ngadalë në peizazhin e pyllëzuar bregdetar.

Vetëm një pjesë e vogël e fshatarëve mbetën, shumë pak për të ndaluar natyrën. Në vitin 2018, pesë persona thuhet se kanë jetuar në fshat, pa ujë dhe energji elektrike.

Bimësia unike

Megjithatë, bimësia unike rreth shtëpive, e stërmbushur kryesisht me dredhkë dhe hardhi, tani tërheq vizitorët e rastit në fshat.

E famshme në Instagram

Fotografët dhe turistët e kanë bërë vendin një vend të njohur në Instagram. Ndryshe nga vendet e tjera “të humbura”, Houtouwan mund të eksplorohet lirisht. Banorët e fermave tani fitojnë para duke pritur njerëz në udhëtime ditore.

Turistët janë të mirëpritur

Autoritetet e ishullit fillimisht kërkuan që vendi të lihej vetëm, por tani shprehen se turistët janë të mirëpritur. Përveç platformave të vëzhgimit, në ishull është krijuar edhe akomodim për mysafirët nga bota.

Fshati xhungël

Kthimi i njerëzve, të paktën gjatë ditës, nuk mund t’i ndalë përpjekjet e natyrës për të rimarrë fshatin. Këto ditë, pjesë të mëdha të Houtouwan janë të arritshme vetëm me ndihmën e një hanxhari. /DW/

JU REKOMANDOJMË

200 ‘beteja’ në 11 orë, reperi spanjoll thyen rekordin botëror Guinness në freestyle

200 ‘beteja’ në 11 orë, reperi spanjoll thyen rekordin botëror Guinness në freestyle
13/11/2026 - 16:19

Reperi spanjoll, i cili vendosi një rekord botëror Guinness për freestyle në fillim të nëntorit ka deklaruar se u stërvit dhe dogji rreth 3,000 kalori gjatë këtij eventi....

Më shumëDetails

Talibanët, në Afganistan, ua ndalojnë mjekëve meshkuj të trajtojnë gratë paciente

Talibanët, në Afganistan, ua ndalojnë mjekëve meshkuj të trajtojnë gratë paciente
12/11/2026 - 13:32

Në Afganistan, talebanët po ndalojnë në mënyrë jozyrtare mjekët dhe dentistët meshkuj që të trajtojnë gratë, duke i lënë shumë gra afgane pa kujdes mjekësor, sipas dëshmive të...

Më shumëDetails

Inteligjenca artificiale rrezikon 800 mijë vende pune në Gjermani në 15 vitet e ardhshme

Inteligjenca artificiale rrezikon 800 mijë vende pune në Gjermani në 15 vitet e ardhshme
11/11/2026 - 15:45

Rreth 800 mijë vende pune pritet të zhduken në Gjermani gjatë 15 viteve të ardhshme si pasojë e përhapjes së inteligjencës artificiale. Paralelisht, teknologjia e re do të...

Më shumëDetails

Vetëm 20 minuta mes pikturave, hormoni i stresit bie 22% – studimi zbulon çfarë i ndodh trupit kur vizitojmë një galeri arti!

Vetëm 20 minuta mes pikturave, hormoni i stresit bie 22% – studimi zbulon çfarë i ndodh trupit kur vizitojmë një galeri arti!
07/11/2026 - 17:00

Ndoshta nuk duhet gjithmonë një udhëtim i gjatë apo një ditë pushimi për t’u shkëputur nga stresi. Një studim shkencor në Londër ka zbuluar se vetëm 20 minuta...

Më shumëDetails

Sa myslimanë u zgjodhën në Kongresin e SHBA-së?

Sa myslimanë u zgjodhën në Kongresin e SHBA-së?
05/11/2026 - 10:27

Së paku 7 kandidatë myslimanë kanë fituar ulëse në Kongresin amerikan në zgjedhjet e mesmandatit të 3 nëntorit 2026, duke shënuar një rritje historike të përfaqësimit të këtij...

Më shumëDetails

Të miturit në Zvicër mund të blejnë cigare elektronike online, ngrihet alarmi për kontrollet e moshës

Të miturit në Zvicër mund të blejnë cigare elektronike online, ngrihet alarmi për kontrollet e moshës
30/10/2026 - 21:31

Mbrojtja e konsumatorëve në Zvicër ka paralajmëruar se disa dyqane online po u mundësojnë të miturve blerjen e cigareve elektronike me nikotinë, pavarësisht ndalimit ligjor. Testblerjet e realizuara...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tentoi ta grabiste pompën e derivateve në Prishtinë, pasi dështoi hoqi maskën dhe tha se ishte shaka

    Tentoi ta grabiste pompën e derivateve në Prishtinë, pasi dështoi hoqi maskën dhe tha se ishte shaka

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • A po shpenzoni më tepër pa e ditur? Gabimet që ju rrisin faturën e rrymës gjatë ngrohjes me kondicioner

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Policia bastis gjashtë lokacione në Mitrovicë, arreston tre persona dhe konfiskon para, armë e narkotikë

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Rasti skandaloz i Blerim Igrishtës, reagon gazetari Kajtazi: O prokuror, lopë është ajo – nuk e di çka është gjykata

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Akuzat për foton e Titos: Surroi i quan trillime deklarimet e Baton Haxhiut, e akuzon për lidhjet e tij me Shërbimin Sekret

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë