Sot është sulmuar drejtori i minierës së Stantërgut në ndërmarrjen “Trepça”, Bahri Karaça.
Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Online Veriu.info vet drejtori Karaça, i cili ka thënë se është sulmuar nga një punëtor i ndërmarrjes.
Karaça ka thënë se është sulmuar nga Avdi Peci.
Veriu.info ka tentuar të kontaktojë edhe Avdi Pecin, por i njëjti sapo ka marrë vesh se po kontaktohet nga gazeta ka ndalur telefonin.
Karaça është ushtrues i detyrës së drejtorit të minierës, i emëruar në këtë pozitë gjatë grevës së minatorëve, pas shkarkimit të Bujar Jasharit nga kjo pozitë.












